• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një fushatë hakmarrëse ndaj “SHBA së korruptuar”, nga “non gratat” shqiptare

by Mero Baze
03/02/2023 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Stuhia në gotë e krijuar nga nisja e një hetimi në SHBA ndaj një ish zyrtari të lart të FBI, po kthehet me gjakftohtësi nga liderë politikë të distancuar nga SHBA në Tiranë, në një fushatë hakmarrëse ndaj SHBA, për të krijuar perceptimin e një “Amerike të korruptuar” që ka marrë më qafë liderët e “ndershëm” në Tiranë.
Gjithë aksioni opozitar i Sali Berishës dhe Ilir Metës, po përdor sulmet ndaj Edi Ramës jo për të dëmtuar aq shumë Edi Ramën, se sa për tu mbushur mendjen të vetëve se kanë përballë një armik të korruptuar si SHBA.
Dhe ka një fushatë të strukturuar për këtë objektiv.

Sapo doli lajmi mbi hetimin e ish zyrtarit të FBI e para që nxitoi të thoshte Berisha ishte se Edi Rama ka paguar FBI të nxjerr Berishën “non grata” . Pasi nuk doli asnjë fakt, por vetëm një shenjë interesi për paret ruse të deklaruara në emër të PD, atëherë u konsiderua se Rama kishte paguar FBI të përçante PD me paret ruse.
Pasi u provua që hetimin për paret ruse nuk ka nisur Rama por vet SHBA qysh më 2017, sapo u bën deklarata financiare e Nick Muzin botuar më pas nga BIRN, dhe Rama pranoi publikisht se nëse do të kishte fakte padyshim që do t’ia jepte FBI, u kalua sot në një fazë më të avancuar.

Ilir Meta tha sot se të gjithë personat “a non grata” në Shqipëri i ka bërë Edi Rama për biznes financiar, pra për tu marrë lek s sekser i Biden, Blinken, CIA, FBI etj. Pra nëse për një moment përdorim logjikën i bie që Rama ka korruptuar Sekretarin Blinken dhe Presidentin Biden, për të prodhuar urdhra ekzekutiv për të futur në listat e Departamentit të Thesarit dhe Departamentit të Shtetit gjithë personat e sanksionuara nga Shqipëria.
Kjo kënaq dyfish Berishën dhe Metën.

E para pasi u “provon” shqiptarëve se SHBA është e korruptuar dhe Edi Rama ka blerë gjithë SHBA me FBI, CIA, Departament Shteti e Shtëpi të Bardhë, ndaj çdo gjë që thotë SHBA kundër Berishës dhe Metës është e Ramës.
Dhe e dyta shpreson se këta personat e sanksionuar në Shqipëri do besojnë Berishën dhe Metën për këtë çështje dh enë këto zgjedhjet që janë para do bëhen aleatë me ta, për të qenë në një front.
Pra nga një anë kërkon të mbroj SHBA nga Edi Rama nga ana tjetër kërkon të forcojë aleancën e tyre me ”viktimat” e SHBA.

Meqë debati me ush zyrtarin e FBI u mbeti në dorë, pasi përveçse nuk ka akuzë për Edi Ramën apo Shqipërinë, nuk ka akuzë për korrupsion as për ish zyrtarin në lidhje me Shqipërinë, tani po përpiqen të paraqesin një SHBA tërësisht të kjoruptuar që u ka rënë më qafë politikanëve të sanksionuar në Shqipëri, për shkak të Edi Ramës.
Dhe sipas logjikës së tyre, tani Edi Rama duhet të ik se ka korruptuar SHBA dhe armiqtë e SHBA duhet të vijnë në pushtet që të shpëtojnë imazhin e SHBA…
Tek Klinika Nr. 5 i kanë të sigurta të gjitha votat!

Next Post
I dha Bashës në 2011 Bashkinë e Tiranës, kush është gjyqtari që do vendosë për vulën e PD. Trupi gjykues e ka kaluar Vetingun

I dha Bashës në 2011 Bashkinë e Tiranës, kush është gjyqtari që do vendosë për vulën e PD. Trupi gjykues e ka kaluar Vetingun

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Mirë klinikën 5 o Mero, po burgun e Reçit pse nuk u a thua ?
    Me çflitet tek kafeneja e PD-së, sipas “noka-Lelo.com”, në burgun e Reçit, Saliut dhe Ilirit, u a kanë bërë dopjo, në birucën 1 është pregatitur për Saliun me Zenin bashkë, dhe Ilir me Monikën bashkë në birucën 2. Do të kenë edhe tualet brenda, por pa derë, kështu që bytha do të marrë fresk….

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In