Mbrëmja e kaluar nuk ishte një nga më të bukurat që mund të dhurojnë tifozët para një finalje si ajo e Conference League, mes Romës dhe Feynoord (Sonte, 21.00, Conference League). Kjo, pasi incidentet ishin të shumta, duke krijuar një kaos tërësisht të panevojshëm për vendin tonë.
Nëse disa e kanë mendjen te dhuna, disa të tjerë flasin me gjuhën e paqes. Siç shihet në foto, lojtari i 12-të i Romës ka shkrepur një imazh në mesin e 2 tifozëve të Feynoord. Ky është mesazhi më i mirë që futbolli mund të përcjellë./m.j
![Oooo](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2022/05/oooo-4-495x350.jpg)