• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një fitore e Berishës dhe humbje e PD

by Mero Baze
11/06/2024 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një trupë gjykuese e Apelit në Tiranë, i njohu Kuvendit të Berishës, organizuar paralel me Kuvendin zyrtar të PD-së, legjitimitetin e trashëgimisë së Partisë Demokratike. Vendimi i cili pasoi një stërzgjatje të pështirë të drejtësisë shqiptare për të vendosur se kujt duhet t’ia jepnin vulën dhe jo kujt i takonte, është një skaner i gjallë se si funksion kurba e presioneve politike mbi drejtësinë.

Ka së paku 4 vendime kundërshtuese ndaj njëri- tjetrit në këtë proces, që reflektojnë më shumë hallet e gjyqtarëve me aktorët politik dhe vetingun, se sa dhënien e drejtësisë.

Në fillim vula ju dha Bashës, pastaj doli një kamikaz i Berishës ja dha atij, pastaj kur Berisha filloi të rrudhej në opinion publik morën një vendim të ndërmjetëm që ishte në favor të Bashës, dhe tani kur duhet ët shpreheshin në themel, ja kaluan trashëgiminë Berishës, pasi janë siguruar se e kanë kaluar vetingun dhe mbi të gjitha, kur shikojnë se çfarë heqin kolegët e tyre që kanë punë me Berishën nga dhuna e tij publike.

Të gjithë gjyqtarët që kanë punë me Berishën janë të anatemuar, të paragjykuar, të sulmuar dhe poshtëruar edhe familjarisht, nëse nuk kanë një marrëveshje me Berishën për vendimin.

Vetëm në dy raste Berisha nuk ka folur paraprakisht. Në rastin e gjyqtarit që e ka pasur shofer në PD dhe i ktheu vulën, dhe në këtë rast. Madje në këtë rast heshtja e tij ishte aq ulëritëse, sa dukej haptazi që gjyqtaret ishin në marrëveshje me të.

Shikoni çi bën Berisha Irena Gjokës apo gjyqtarëve të tjerë me të cilët nuk është në marrëveshje, dhe shikoni heshtjen sublime të tij për një trupë gjykuese që dhe mund të mos e kishte nën kontroll. Madje shikoni çi ka bërë dhe vet një prej gjyqtareve të trupit të sotëm gjykues, sapo ka kaluar vetingun. Por para këtij gjyqi nuk foli asnjë fjalë. Duket se presioni i mëparshëm qe konvertuar në pazar dhe ai ja doli.

Siç po ndodh rëndom me gjithë gjyqtarët që e kalojne vetingun dhe kthehen ne identitet.

Kaq sa për standardin e drejtësisë në këtë rast.

Sa i përket “fitores” politike, kemi dy zhvillime. Berisha ka fituar, por PD ka humbur.

Berisha ka fituar pasi ka mundësi ta rrisë tufën e deleve rreth vetes, por PD është konsoliduar si parti e “non grata”-s, i cili ka përcaktuar qysh tani dhe pasardhësen, po ashtu “non grata”.

Ky vendim politikisht e varros Partinë Demokratike, pasi e hedh atë në koshin e plehrave të historisë si një parti private e një njeriu.

Duke i bashkuar të gjithë nën rrënojat e shtëpisë së prishur të Sali Berishës, demokratët janë tani më të dobët se kurrë, pasi kanë humbur dhe të drejtën të ndryshojnë apo ndërrojnë Sali Berishën, Argitën apo Shkëlzenin. Ata tani vlejnë vetëm si shifra për Sali Berishën që të mbrohet në opozitë dhe për Edi Ramën, që të pleqërojë në pushtet.

Sa për Lulzim Bashën, mendoj se heqja e vulës juridikisht është një padrejtësi e qartë dhe një vendim që reflekton pazaret dhe jo drejtësinë, por politikisht është një shpëtim dhe shans i ri për të.

Nëse ai ka ndërmend të mbetet në politikë, thjesht duhet të regjistrojë partinë e tij dhe të bëhet strumbullar i bashkimit të opozitës së pakapur nga Sali Berisha dhe bashkë me të tjerët të bëhen faktor përcaktues për zgjedhjet e ardhshme.

Vula do ta bënte atë më të dobët politikisht, por më komod për fushatë elektorale. Heqja padrejtësisht e vulës e viktimizon atë, hedh poshtë gjithë gënjeshtrat e Sali Berishës për bashkëpunim të tij me Edi Ramën, të cilat tani duhet t’i mbajë ai në kurriz, dhe i krijon një mundësi të re për një betejë të tij në politiken shqiptare.

Tërheqja e mundshme apo bashkimi me Berishën, e zhdukin atë nga historia e politikës. Padrejtësia juridike i ka dhënë atij një shans të ri politik, të cilin nuk duhet ta humbasë.

Nën rrënojat e shtëpisë së Berishëve, PD nuk ka për ta ngritur kurrë kokën, por thjeshtë do jetë një varrezë e vulës dhe logos. Çdo gjë e re në opozitën shqiptare do të lindë jashtë atyre rrënojave.

Next Post
Hapet gara për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, ja cilat janë kriteret që duhen plotësuar

Hapet gara për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, ja cilat janë kriteret që duhen plotësuar

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Je shume i sakte Z Mero Baze.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

October 30, 2026
“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

October 30, 2026
Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

October 30, 2026
Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

October 30, 2026
Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

October 30, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

“Veliaj në të njëjtin korridor me një person që përshëndeti arrestimin e tij” / Avokati Ndreca ngre alarmin: I rrezikohet jeta!

October 30, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

October 30, 2026
Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

October 30, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Nazarko: Masat e paketës fiskale janë të vonuara. Protesta e vërtetë është në shoqëri, jo te numrat

October 30, 2026
“Largoni të korruptuarit”, Lista Studentore kërkon “shkatërrimin” e Vuçiç

“Largoni të korruptuarit”, Lista Studentore kërkon “shkatërrimin” e Vuçiç

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In