• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një festë artistike Kinë-Evropë Qendrore e Lindore

by A R
06/12/2020 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbrëmjen e 5 dhjetorit, në teatrin “Poly” të Qendrës së Kulturës dhe Artit të Kunshan-it në provincës Jiangsu të Kinës Lindore, u mbajt Galaja e Vitit të Ri të Bashkëpunimit Kinë- Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Artistët nga Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore prezantuan një “festë arti” ku u ndërthurën Lindja dhe Perëndimi, tradita dhe moderniteti. Ishin të pranishëm zv.ministri i Punëve të Jashtme të Kinës dhe Sekretari i Përgjithshëm i Sekretariatit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e EQL-së Çin Gang dhe titullarë diplomatikë të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në Kinë.

Qyteti Kunshan është vendlindja e operës Kunqu, një thesar i operës tradicionale kineze, kështu që Kunqu nuk kishte si të mungonte në këtë shfaqje gala. Fragmentet nga opera Kunqu “Lufta e Malit të Artë” dhe “Shiu i Wutong-ut” e magjepsën publikun. Përveç operës tradicionale kineze, akrobacisë, muzikës popullore dhe arteve të tjera tradicionale me karakteristika kineze, të pranishmit shijuan gjithashtu valle popullore, simfoni dhe opera klasike nga 17 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Shqipërinë. Pjesë e shfaqjes ishin vallja tradicionale bullgare “Horo”, “Shpirt me shpirt” nga valltarët e Maqedonisë së Veriut, pjesa për piano e Shopenit “Nokturn në Do diezis minor”, “Rapsodi kroate”, aria e Rusalkës nga opera me të njëjtin emër e kompozitorit çek Antonin Dvorak, kënga lituaneze “Ruta”etj. Në më shumë se dy orë, qindra artistë kinezë dhe të huaj paraqitën me interpretimet e tyre kulturën e shkëlqyer të Kinës dhe të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore.

Ambasadori shqiptar në Kinë, z. Selim Belortaja, u shpreh: ”Jam shumë i impresionuar me performancën e galasë sot dhe mendoj që me këtë gala plotësojmë plotësisht tablonë e ‘17+1’ në të gjitha aspektet e shkëmbimeve ekonomike, sociale e kulturore. Paraditen e sotme ne patëm mundësi të njohim vlerat, bukurinë dhe zhvillimin e Kunshan-it si një model i zhvillimit të shpejtë të bazuar në inovacion, dhe në bisedat e ditës shkëmbyem shumë mendime për bashkëpunimin ekonomik midis vendeve tona. Ndërsa në këtë gala, në mbrëmjen me rastin e fundvitit për platformën e ‘17+1’, mendoj që plotësojmë dhe një dimension tjetër, që është dimensioni kulturor dhe shpirtëror i vendeve tona. Kjo gala na tregon se sa potencial, sa fuqi kanë vendet kur bashkëpunojnë.”

Kjo është hera e parë sivjet që zhvillohet në Kinë një veprimtari e përmasave të mëdha për nxitjen e shkëmbimeve njerëzore në kuadër të mekanizmit “17+1” ndërmjet Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore (EQL). Para shfaqjes, të ftuarit vizituan dy ekspozita për rezultatet e bashkëpunimit në fushat e botimeve dhe bujqësisë.

Të dielën, ata bënë vizita në kompani teknologjike dhe zhvilluan diskutime me autoritetet vendore për mundësinë e biznesit, tregtisë dhe investimeve me palën kineze.

Mekanizmi i bashkëpunimit “17 +1”, që u krijua në vitin 2012, është një nismë e propozuar nga Kina për të forcuar shkëmbimet e gjithanshme me vendet e Europës Qendrore e Lindore. Vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe vendeve të EQL-së i kalon tani 95 miliardë dollarët amerikanë. Infrastruktura, energjia, bujqësia, tregtia ndërkufitare, turizmi dhe teknologjia janë fushat kryesore të bashkëpunimit.

Next Post
Pacientët e COVID-19 me pasoja edhe pas muajsh të tërë

Pacientët e COVID-19 me pasoja edhe pas muajsh të tërë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

March 18, 2026
FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

March 18, 2026
VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

March 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

March 18, 2026
“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In