• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një Evropë e bashkuar është e pamposhtur”, Rama: Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor mbron BE-në!

by E S
21/11/2025 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë fjalës së tij të çeljes së Vitit Akademik 2025-2026 të Kolegjit të Europës në Tiranë, se një Europë e ndarë është më lehtë për t’u përçarë dhe e bashkuar ajo bëhet e pamposhtur.

Rama shtoi se Shqipëria dhe Ballkani perëndimor i sjellin paqe dhe bashkim Unionit, pasi nuk është thjesht një proces në letër, por edhe një filozofi historike, pavarësisht nëse vendet do e kenë veton apo votën.

“Ribashkimi zgjeron paqen. Në historinë e zgjerimit të BE-së, çdo zgjerim nuk ka zgjeruar veten, por paqen. Në shumë lufta e përplasje me njëra-tjetrën, ribashkimi flet për bashkimin e Evropës. Selanik 2023 ishte një angazhim, ribashkimi sjell energji e mundësi të reja.

Kështu ka ndodhur me valët e para të zgjerimit dhe kështu do të jetë edhe me ribashkimin e Ballkanit perëndimor me BE-në. Sepse asnjë vend që bëhet anëtar nuk është anëtar pa shfrytëzuar të gjitha energjitë. Ribashkimi mbron Evropën nga vetja. Një Evropë e ndarë është e lehtë për t’u përçarë dhe një Evropë e bashkuar është e vështirë për t’u mposhtur. Këto janë të ilustruara me më shumë fakte”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria do vijojë punën me reformat dhe rezultatet, pavarësisht durimit të sprovuar.

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ne vazhdojmë me punën tonë dhe rezultatet në reforma, forcimin e institucioneve, durimin e sprovuar, edhe me disa vende e ambasadorë, sikurse Holanda, por tani u jam shumë mirënjohës, atëherë nuk kisha se si të shpjegohesha. Ne kërkojmë Evropën në mënyrë që Evropa të shikojë paqen”, shtoi kreu i qeverisë.

Next Post
“Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”/ Bylykbashi: Raporti i ODIHR nuk mund të hollohet me ujë siç bëri sot znj. Kos

“Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”/ Bylykbashi: Raporti i ODIHR nuk mund të hollohet me ujë siç bëri sot znj. Kos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In