• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një emër tjetër për Asociacionin?

by A R
23/02/2023 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë njëetnik dhe ta ndryshojë emrin, në mënyrë që të merret në konsideratë formimi eventual i tij, paraqet ide për ndryshimin e Marrëveshjes së Brukselit, vlerësojnë njohësit e proceseve politike, Agon Maliqi dhe Miodrag Milliçeviç.

Me këtë marrëveshje – që Kosova dhe Serbia kanë arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve – është paraparë edhe formimi i Asociacionit, por nuk është zbatuar kurrë.

Kosova refuzon ta themelojë atë, duke thënë se “asociacioni njëetnik” është në kundërshtim me Kushtetutën e saj dhe mund të çojë në ndarjen e vendit.

Me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, Kurti, në fillim të shkurtit, ka dalë me gjashtë kushte për formimin e Asociacionit – mes tjerash: të mos jetë një etnik, ta ndryshojë emrin dhe të mos ketë pushtet ekzekutiv. Analistët nuk e përjashtojnë mundësinë që kërkesa e Kurtit për ndryshimin e emrit të shtrohet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, më 27 shkurt, për kur edhe është planifikuar një takim i Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kurti, megjithatë, ka thënë se diskutimet atë ditë pritet të bëhen rreth propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Radio Evropa e Lirë iu drejtua Zyrës së Kurtit për më shumë sqarime rreth kërkesës për ndryshimin e emrit të Asociacionit, por nuk mori përgjigje.

Përfaqësuesit e partive politike opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, thonë se nuk kanë marrë asnjë sqarim nga Kurti për këtë ide.

“Ide joprecize”

Njohësi i proceseve politike në Kosovë, Agon Maliqi, thotë se partnerët ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë ofruar Kosovës mundësi që t’i japë formë Asociacionit ashtu siç dëshiron, në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Megjithatë, thotë ai, mbetet të shihet nëse kushtet e Kurtit do të shndërrohen në dokument konkret në bisedimet në Bruksel, apo do të mbeten në formën e “parimeve abstrakte”.

“Kryeministri Kurti akoma është në nivelin e parimeve, ndërkohë që ndërmjetësuesit [ndërkombëtarë] presin dokument që është në formën e statutit [për Asociacionin], ku gjithsesi mund të përfshihen edhe kushtet që i ka parashtruar. Thjesht, kërkohet të shihet një lloj gatishmërie nga Kosova, që të paktën ta fillojë procesin e diskutimit për statutin. Unë nuk mendoj që do të mirëpritet diskutimi thjesht në nivel parimor… Mendoj se pritet një dokument konkret. Në këtë kuptim, mendoj se, ndoshta, nuk do të ketë shumë mirëkuptim për kërkesën [e Kurtit për emrin], sepse nuk është precize dhe nuk është konkrete… në kuptimin që nuk zbret nga parimet në një dokument konkret”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Milliçeviç: Asociacioni njëetnik, i pamundur

Miodrag Milliçeviç, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare, Aktiv, nga Mitrovica e Veriut, thotë se Kurti po përpiqet që përmes idesë së tij për emrin, ta bindë opinionin se nuk do të lejojë një asociacion njëetnik.

“Por, në fakt, diçka e tillë në Kosovë nuk është e mundshme, për shkak se pjesa më e madhe e komunave që do të duhej ta përbënin Asociacionin e komunave me shumicë serbe në të ardhmen, janë shumetnike. Në këtë pikë, përveç çështjes së komunitetit serb, është e hapur edhe çështja e funksionimit të komunitetit shqiptar përbrenda atyre komunave, gjegjësisht e funksionimit të komuniteteve tjera pakicë apo joshumicë në ato komuna”, thotë Milliçeviç.

“Lojë fjalësh” dhe “ngatërrim hapash”

Përfaqësues të partive opozitare në Kosovë thonë se nuk kanë marrë ndonjë sqarim lidhur me idenë e kryeministrit Kurti për ndryshimin e emrit të Asociacionit.

“Nuk ka nevojë të bëjë lojë fjalësh”, thotë Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Asociacioni dhe kompetencat e Asociacionit nuk definohen nga emri që bart, por nga fuqia që do ta ketë. Në këtë pikë, PDK-ja është konsistente. Asociacioni duhet të bëhet vetëm mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese [të Kosovës]”, thotë Çitaku për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se marrëveshja për parimet e Asociacionit, e arritur po atë vit, nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës, por ka shtuar se të 23 pikat, që janë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, mund të harmonizohen.

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se Kurti nuk e ka sqaruar idenë e tij për ndërrimin e emrit të Asociacionit, por shton se vetë ideja nënkupton rihapjen e negociatave për një marrëveshje tashmë të arritur dhe të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Haziri thotë se ideja e Kurtit vjen pasi ai e ka pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo, sipas tij, paraqet ngatërrim hapash.

“Një hap përpara është bërë në kohën kur ai e ka pranuar dokumentin bazë për një marrëveshje eventuale me Serbinë. Ndërsa, qëndrimi i tij që në marrëveshjen specifike të vendosen gjashtë kushte për të rihapur eventualisht negociatat [për formimin e Asociacionit], është një hap prapa, sepse kushtëzimi i negociatave është i papranueshëm për ndërmjetësin ndërkombëtar”, thotë Haziri.

“Deriçka” e hapur për Kurtin

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i kanë kërkuar disa herë Kosovës që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një shkrim në fund të janarit, të shpërndarë nga disa media në Kosovë, ata kanë thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ishte njëetnik. “Ato do të ishin komuna me shumicë serbe ku jetojnë jo vetëm serbët etnikë, por edhe grupet tjera – shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë – të drejtat e të cilëve gjithashtu duhet të sigurohen dhe mbrohen”, kanë thënë dy diplomatët.

Maliqi vlerëson se, bazuar në këtë letër, kryeministrit Kurti i është hapur dera dhe mundësia për të formuar një asociacion që do të ishte i pranueshëm për Kosovën.

“Kryeministri [Kurti] e ka kthyer më shumë këtë çështje në një debat semantik të emrit dhe përdorimit të fjalës ‘serb’ aty. Nuk e di se si do të zgjidhet kjo pjesë. Por, që është hapur një deriçkë, unë mendoj se kjo është shumë e vërtetë dhe është bërë shumë e qartë nga letra e botuar [e Cholletit dhe Escobarit], ku, faktikisht, kërkohet nga Kosova që të krijojë diçka që është krejtësisht në përputhje me Kushtetutën”, thotë Maliqi.

Milliçeviç pajtohet se kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë frymëzuar nga letra e Cholletit dhe Ecobarit dhe shton se ai, tashmë, po e shfrytëzon këtë si hapësirë manovruese, për t’u arsyetuar para opinionit të brendshëm.

“Gjithashtu, është fakt që do të përpiqet që me fjalë të zgjedhura, thjesht, t’ia komunikojë opinionit të Kosovës se principi i tillë është i pranueshëm dhe se ai do të harmonizohet me ligjet në fuqi dhe me Kushtetutën e Kosovës. Kjo është ajo që unë pres se do të ndodhë në Bruksel”, thotë Milliçeviç.

Takimi i Kurtit dhe Vuçiçit, më 27 shkurt në Bruksel, do të jetë i pari këtë vit.

Nga Bashkimi Evropian kanë thënë se temë e diskutimit do të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti dhe Vuçiç e kanë pranuar në parim këtë propozim.

Përmbajtja e tij nuk është bërë publike, por nga një version që ka parë REL-i, del se ai nuk parasheh njohjen reciproke mes dy vendeve, por zotimin e të dyja palëve se nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese. Propozimi, po ashtu, kërkon që palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet që kanë arritur deri më tash në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. SHBA-ja e ka mbështetur këtë dokument./REL

Next Post
“Revolucioni” si déjà vu! Të përjashtuarit përplasen sërish me Gardën dhe ankimojnë vendimin

"Revolucioni" si déjà vu! Të përjashtuarit përplasen sërish me Gardën dhe ankimojnë vendimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Numër i ulët regjistrimesh, Gjirokastra turistike mbyll degën e hoteleri-turizmit!

Numër i ulët regjistrimesh, Gjirokastra turistike mbyll degën e hoteleri-turizmit!

September 25, 2026
Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dërgohen në spitalin e Pogradecit!

Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dërgohen në spitalin e Pogradecit!

September 25, 2026
Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

September 25, 2026
“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit!”- Nga komandant i NATO-s, në ambasador në Tiranë! Media në SHBA: Si e gjen diplomati Eric Wendt Shqipërinë

“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit!”- Nga komandant i NATO-s, në ambasador në Tiranë! Media në SHBA: Si e gjen diplomati Eric Wendt Shqipërinë

September 25, 2026
Italia aprovon draftin, në mungesë të krahut të punës do të punësojë mbi 452 mijë punëtorë të huaj

Rregulla të reja në zonën “Schengen”, Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken edhe shqiptarët!

September 25, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović mesazh nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë!

Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović mesazh nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë!

September 25, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Rreth 16 milionë kilogramë mish derri nga Brazili në treg, BE e ndaloi por Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë!

September 25, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Operacioni “Ura”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

September 25, 2026
“Ku jemi katandisur!”- Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë!

“Ku jemi katandisur!”- Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë!

September 25, 2026
Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com