• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një “Elbasan” sivjet, ose një “Pogradec” para 4 vjetësh, do të kishin ndryshuar rrjedhën e SHBA-së

by Eduard Zaloshnja
09/11/2024 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në vitin 2000 vetëm një “Baldushk”, më 2016 vetëm një “Lushnje”

Bashkia Elbasan, sipas regjistrimit më të fundit të popullsisë, ka 115 mijë banorë. Në qoftë se kaq votues në shtetet Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin nuk do të kishin votuar për Trumpin, por për Kamalën, kjo e fundit do t’i kishte fituar zgjedhjet.
Bashkia Pogradec sipas regjistrimit më të fundit të popullsisë, ka 46 mijë banorë. Në qoftë se kaq votues në shtetet Arizona, Nevada, Xhorxhia dhe Uiskonsin nuk do të kishin votuar para katër vjetësh për Presidentin Biden, por për Trumpin, ky i fundit do t’i kishte fituar zgjedhjet.
Shumë gjëra do të kishin rrjedhur ndryshe në SHBA e në botë prej një “Pogradeci” të para katër vjetëve, dhe shumë gjëra do të rrjedhin ndryshe prej një “Elbasani” të sivjetshëm.
Në sistemin zgjedhor presidencial amerikan nuk ka rëndësi sesi votojnë 160 milionë pjesëmarrës në zgjedhje – rëndësi ka sesi votojnë një grusht votuesish (sa popullsia e Elbasanit apo sa e Pogradecit) në disa shtete kyçe për garën presidenciale.

Sipas kushtetutës amerikane, mandatin presidencial nuk e fiton kandidati me më shumë vota në rang kombëtar, por ai që ka më shumë elektorë të tij në Kolegjin Elektoral.
Kolegji Elektoral përcaktohet nga votimi në çdo shtet një herë në 4 vjet në SHBA, dhe përbëhet nga 538 elektorë të 50 shteteve të federatës amerikane (numri i elektorëve për secilin shtet varet nga popullsia e çdo shteti). Në shtetet ku fiton një kandidat demokrat, caktohen elektorë të përzgjedhur prej tij.

Ndërsa në ato ku fiton një kandidat republikan, caktohen elektorë të përzgjedhur prej tij. Për t’u shpallur fitues, njëri nga kandidatët në garë duhet të ketë të paktën 270 elektorë që votojnë për të.
Uashington, DC, edhe pse nuk e ka statusin e shtetit, dërgon 3 elektorë në Kolegjin Elektoral. Vetëm shtetet Maine dhe Nebraska dërgojnë elektorë sipas një parimi të përafërt proporcional. Kudo tjetër, përdoret parimi mazhoritar (kandidati që fiton qoftë edhe me 0.0001% epërsi në një shtet, siguron gjithë elektorët e atij shteti).

Ndër dekada ka patur përpjekje të shumta për ta ndryshuar sistemin elektoral presidencial në SHBA, por për ta ndryshuar atë duhet ndryshuar Kushtetuta. Dhe ndryshimin e saj duhet ta miratojë Kongresi me 2/3 e votave, si edhe ta miratojnë 2/3 e 50 shteteve përbërëse të federatës amerikane. Praktikisht e pamundur!

Shënim historik: Në vitin 2000 Bushi i fitoi zgjedhjet falë një epërsie në Florida prej vetëm 504 votash (sa popullsia e Baldushkut), pavarsisht se Al Gore mori gjysëm milionë vota më shumë në rang kombëtar. Më 2016 Trumpi i fitoi zgjedhjet falë një epërsie në Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin prej vetëm 77 mijë votash (sa popullsia e Lushnjes), pavarsisht se Hillary Clinton mori 2 milionë vota më shumë në rang kombëtar. …

Next Post
Llatja  dhe Rama mbajnë premtimin, Elbasani përfiton 13.8 milionë euro për ujë 24/h

Llatja dhe Rama mbajnë premtimin, Elbasani përfiton 13.8 milionë euro për ujë 24/h

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

October 26, 2026
VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

October 26, 2026
Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

October 26, 2026
Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

October 26, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

October 26, 2026
Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

October 26, 2026
Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

October 26, 2026
Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

October 26, 2026
Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In