• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

NJË E MAJTË PËR TË MAJTËN

by
02/05/2015 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Si rregull dhe jo si përjashtim një mandat qeverisës katër vjeçar ndahet në dy pjesë. Në të parën bëhen reformat. Provohet dhe prodhohet dhembje. Në pjesën e dytë korret suksesi apo dështimi i reformave. Qeverisja e majtë në këtë gjysmë të parë të mandatit të saj duket se është brenda kësaj skeme. Disa nga lëvizjet më spektakolare të saj, beteja kundër ndërtimeve pa leje dhe beteja për energjinë elektrike, patën sukses, por dhe bënë shumë kundërshtarë. Sot pakkush do të guxonte të ndërtonte qoftë dhe në tokën e tij dhe shumëkush i bën llogaritë vetjake duke pasur parasysh edhe sportelin e pagesës së energjisë. Gjithashtu, goditja e prodhimit të Cannabis-it, përveç rivendosjes së autoritetit të shtetit, përveç retushimit të imazhit të vendit, solli si pasojë anësore, zhdukjen nga qarkullimi të një sasi të jashtëzakonshme parash, të cilat shërbenin qoftë për të mbajtur me bukë dhjetra familje të varfëra mëditësish në tokat e krimit, qoftë për t’u rishpenzuar në ekonominë shqiptare.

Nga forma, por jo nga thelbi, edhe aksioni i fundit i paralajmëruar për karburantet dhe ndeshjen me spekulimin në këtë treg gjigant, ngjan me aksionet e para të qeverisjes së majtë. Por përveç këtij aksioni të fundit, gjithë të tjerët ngjajnë, të paktën ideologjikisht si beteja të së djathtës. Edi Rama beson sinqerisht se ai vetë, ndonëse në krye të PS-së, është edhe përtej të majtës, edhe përtej të djathtës. Filozofia e tij për rivendosjen e ligjshmërisë ka shkaktuar pakënaqësi, të cilat ai do të përpiqet t’i ndreqë në dy vitet e ardhshëm. Por deri më atëherë, ka një tjetër bast elektoral, zgjedhjet e qershorit, në të cilat do të duket dhe matet edhe një herë temperatura politike e publikut. Pikërisht në mes të këtij mandati dhe në prolog të kësaj ndeshjeje, atij i duhet të merret dhe me kontestimin e parë serioz brenda partisë së tij. Ben Blushi është ai që apo artikulon në mënyrë të hapur atë që shumë socialistë të rëndësishëm e thonë me njëri-tjetrin. Kundërshti që kanë të bëjnë qoftë me raportet e përfaqësimit në pushtet, qoftë me zgjedhjet e Ramës, qoftë me vendimmarrjen e tij personale dhe stilin së paku në dukje arrogant të qeverisjes.

Duke qenë metaforikisht kundër metaforës së Rilindjes që risolli të majtën në pushtet, Blushi ka shqetësimin e gjithë kësaj pjese të socialistëve: PS po rilind ndryshe dhe pa ta. Projekti që Rama nisi që në 2003-in kur kandidoi për kreun e partisë, sot mund të quhet praktikisht i mbyllur. Ka një parti të Ramës dhe afërsia apo largësia me të, njëlloj si me Nanon dhe Berishën dje, sot përcakton fatet politikë të lojtarëve qëndrorë dhe lokalë të politikës. Rama ka marrë eskluzivitetin në partinë e tij për të mirën apo të keqen, për mbarësinë apo prapësinë e fateve të individëve të saj. Blushi i ka vënë emrin e tij kategorisë së socialistëve që janë kundër kësaj. Nuk ka rëndësi në emër të kujt ai artikulon kritika. Nuk ka pikën e rëndësisë gjithashtu nëse ai e sheh Ramën nga pozita e një demokrati si autoritarist, nga pozicioni i një të majti si një të djajthtë, nga pozicioni i një miku si tradhëtar. Pak rëndësi ka gjithashtu çfarë ka bërë Blushi më parë apo sesa të drejtë ka për t’i bërë këto kritika si individ. Sot, Blushi po kërkon të thotë se e majta ka vend edhe për një ofertë të re, edhe më të majtë se ajo që përfaqëson zyrtarisht Rama dhe që praktikisht ai i është larguar.

Qoftë kjo brenda PS-së si grup apo fraksion, qoftë dhe si një ide për një formacion të ri, i cili flet me gjuhën e të majtës klasike, për të varfërit dhe shtetin social. E gjitha kjo do ta bënte politikën më interesante, me kusht që të gjitha palët e përfshira në të, të kenë durim të vazhdojnë lojën. Një grup brenda grupit të PS-së, që ka pak gjasa të strukturohet apo një lëvizje tjetër e majtë, me një ngjyrë edhe më e thellë se roza tradicionale dhe që shkon deri në ekstremin e majtë, do t’i bënin palët shumë më të kujdesshme. Rishfaqja e mundshme e Nanos, e Gjinushit që tashmë është fakt, do të jetë prova e rradhës se e majta problemet më serioze për veten i shkakton po vetë.

Kryesisht në momentet kur i duhet të administrojë pushtetin. Kjo është arsyeja se edhe pse, përveç vitit të largët 1992, në të gjitha herët e tjera ajo ka qenë maxhorancë në vend, por që kur ka mbetur në opozitë, e ka shkaktuar vetë humbjen për veten.

Next Post

Abuzimi me hidrokarburet, SHSHH përshëndet aksionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

May 1, 2026
WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane

WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane

May 1, 2026
Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

May 1, 2026
Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

May 1, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Gazetari: Osmani u bë problematike për Kurtin kur u afrua me Donald Trump

May 1, 2026
A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

May 1, 2026
“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

May 1, 2026
Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

May 1, 2026
Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

May 1, 2026
A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

Analisti: Berisha e “mundi” politikisht Salianjin, ja pse nuk u prit në seli pas burgut

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In