• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

by E B
01/05/2026 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politologu Adri Nurellari komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar se dështimi për zgjedhjen e Presidentit të ri “konfirmon armiqtë tanë historikë, të cilët nëse kanë pasur një tezë që kanë përmendur pafund ka qenë paaftësia e shqiptarëve për vetëqeverisje dhe për shtetformime”.

“Kjo është një kosto shumë e madhe dhe e pamerituar për Kosovën dhe vetëm konfirmon qoftë skeptikët në Evropë, qoftë dashakeqësit ndaj Kosovës, qoftë edhe armiqtë tanë historikë, të cilët nëse kanë pasur një tezë që kanë përmendur pafund ka qenë paaftësia e shqiptarëve për vetëqeverisje dhe për shtetformime. Kjo e la shijen e hidhur domethënë, duke demoralizuar dhe mbështetësit më të zjarrë të Perëndimit me këtë papërgjegjshmëri. Dhe po ashtu kostoja është e pallogaritshme. Më së miri po tregohet nga fakti që si Kosova, ashtu edhe Shqipëria janë në një hemorragji të rinisë. Çdo vit mbi 40 000 qytetarë të Kosovës, kryesisht mosha e re, e braktisin vendin. Vetëm në këto pesë vitet e fundit mbi 300 000 qytetarë të Kosovës kanë marrë rezidencë për herë të parë në Bashkimin Europian, kryesisht moshë e re. Pra, zhgënjimi është i madh dhe i prekshëm dhe pasojat janë po ashtu të mëdha”, tha Nurellari, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN.

Sipas tij, kjo krizë ishte e pritshme.

“Kjo zgjedhje e Presidentit nuk bëhej dot vetë nga Albini, por as pa Albinin nuk bëhej sepse në fund të fundit duheshin 2/3-at e votave. Nëqoftëse ka përgjegjësi politike, përgjegjësia është proporcionale me forcën politike. Pra, kush ka forcë më të madhe, peshë më të madhe politike, pa dyshim që ka përgjegjësi më të madhe. Aq më tepër që u pa qartazi që e gjithë kjo sjellje e Kurtit ishte një teatër në fakt, sepse ai në vetvete është përpjekur që të polarizojë situatën e të jepte përshtypjen sikur ai me të vërtetë e kishte vullnetin për të pasur një President konsensual me oferta relativisht naive të hedhura në publik dhe me tentativa për të deformuar opinionin publik dhe për t’ia vendosur fajin opozitës, por pa oferta konkrete të sinqerta dhe kjo është arsye pse para një jave të dyja partitë kryesore të opozitës refuzuan të takoheshin sepse e panë që ishte një skenar marketingu politik për t’ia hedhur fajin opozitës, por pa ofertë konkrete”, shpjegoi Nurellari.

Sipas tij, “Kurti ka dashur thjesht që të shterohej koha kushtetuese dhe postin e Presidentit ta merrte zëvendësuesi, që është kryetari i Kuvendit”.

“Pra, Kurti nuk donte një President konsensual, sepse Presidenti konsensual pa dyshim që nuk do pranonte të bënte çfarë donte ai. Nuk donte as Vjosa Osmanin, e cila u vetëdeklarua që mori pjesë në një manipulim elektoral dhe ia përshtati datën e 28 dhjetorit sipas leverdisë së Kurtit, por i duhej një kukull e bindur politike, që në fakt e gjeti tek Albulena Haxhiu, për të cilën ka bërë 47 seanca vitin e kaluar për ta zgjidhur si kryetare Kuvendi”, u shpreh Adri Nurellari.

Next Post
A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In