Nga Enver Robelli
Kryebashkiakia e Durrësit dorëzoi postin për shkak të një lapsusi gjuhësor, i cili mund dhe i ndodh çdokujt. Një kërkimfalje mjaftonte.
– Kjo është një dorëheqje e panevojshme, por si e tillë, megjithatë, ka ngritur standardin e ikjes nga funksioni.
Kur kjo zonja largohet për shkak të një formulimi fatkeq, si është e mundur që të mos largohen [dhe arrestohen] biznesmenë që kanë ndërtuar godina si ngrehina me biskota, inspektorë ndërtimi, shefa planikimi urban, politikanë lokalë, ishkryebashkiakë, ministra e ish-ministra…
Sa e gjatë është lista dhe sa e madhe papërgjegjësia.
Dhe ndoshta po e vëreni: burrat duken të paprekshëm – mund të jenë edhe kriminelë, por nuk i “rrok” ligji.