• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ditë para tryezës së përbashkët/ Kurti e Vuçiç takojnë sot Stoltenberg, ja çfarë pritet

by
17/08/2022 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret ditën e sotme në Bruksel liderët e Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur zyrtarët nga këto dy shtete kanë ashpërsuar retorikën, pas ngritjes së barrikadave në veri tri javë më parë.

Stoltenberg do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pas secilit takim, është paralajmëruar se do të ketë konferencë për media.

Fillimisht, Stoltenberg do të zhvillojë takim me Vuçiçin në orën 15:30, ndërkaq takimi me Kurtin do të zhvillohet në orën 17:00.

Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë para se Kurti dhe Vuçiç, po në Bruksel, do të takohen për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimet në kryeqendrën evropiane mbahen në kohën e rritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendime të ekzekutivi të udhëhequr nga Kurti.

Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës. Dokument të tillë Serbia lëshon për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet.

Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Vlerësohet se 10.000 makina me targa me akronime të Kosovës, sikurse PZ, KM e të ngjashme, qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe. Prishtina i konsideron këto targa ilegale.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më 31 korrik tha se ishte i gatshëm të ndërhynte nëse do të rrezikohej stabiliteti, sipas mandatit që derivon nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.

Qëndrim të njëjtë shprehu edhe Stoltenberg gjatë një bisede telefonike me Vuçiçin më 3 gusht.

“Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin mospajtimet përmes diplomacisë”, kishte thënë Stoltenberg në Twitter pas bisedës me Vuçiçin.

Serbët lokalë më 31 dhe 1 gusht ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe. Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe ekzekutivi u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Kryeministri Kurti deklaroi për Radion Evropa e Lirë më 8 gusht se ka pasur rrezik që tensionet në veri të përshkallëzoheshin në konflikt të armatosur. Ai ka fajësuar Beogradin për rritjen e tensioneve.

Ai po ashtu ka thënë se deri te rritja e tensioneve erdhi si pasojë e një fushate të dezinformimit të udhëhequr nga Serbia dhe u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bien pre e fushatave të tilla.

Ndërkaq, në Beograd, Vuçiç deklaroi disa ditë më vonë se kishte informacione për plane të Prishtinës për “likuidimin” e serbëve në veri të Kosovës, teksa ka shtuar se Serbia është për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Këto deklarata u panë me shqetësim nga Bashkimi Evropian që më 14 gusht u bëri thirrje zyrtarëve në Kosovë dhe Serbi të ndalonin retorikën nxitëse dhe tha se do të mbajë përgjegjës liderët “për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.

Përderisa, agjenda e takimeve mes shefit të NATO-s dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk dihet, agjenda e rundit të ri të dialogut është bërë publike.

Sipas njoftimit të BE-së, takimi Kurti-Vuçiç, do të përqendrohet se si të avancohet dialogu drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve. Po ashtu, mëtohet që të trajtohen çështjet aktuale që kanë për synim zbutjen e tensioneve mes dy shtete.

Kurti dhe Vuçiç nuk janë takuar në Bruksel që nga korriku i vitit të kaluar.

Palët kanë qëndrime të kundërta sa i përket edhe përfundimit të procesit dialogut të nisur më 2011. Përderisa Kosova kërkon që procesi të përmbyllet me një marrëveshje që do të përfshijë njohjen reciproke, Serbia synon një zgjidhje kompromisi./REL

/e.d

Next Post
Virusi i Nilit perëndimor në Ballkan/ Regjistrohet viktima e parë në Serbi, sa rrezikohet Shqipëria?

Virusi i Nilit perëndimor në Ballkan/ Regjistrohet viktima e parë në Serbi, sa rrezikohet Shqipëria?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

July 20, 2026
Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

July 20, 2026
‘Je kokrra e komunistit ti’, Korreshi përplaset me Meçen! Analisti përshëndet me grusht: Ti shkon poshtë ballkonit…!

Meçe: Protesta ka marrë nuanca tërësisht politike, prandaj mungon negocimi

July 20, 2026
Azgan Haklaj: Duçka kushëriri i Ilir Metës dhe Etilda Gjonaj, njeh dhe Berishën!

“PD-në do ta marrë Argita”, Azgan Haklaj: Berisha gënjen për SHBA-të, “non grata” nuk i është hequr!

July 20, 2026
Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

July 20, 2026
“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

July 20, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

July 20, 2026
Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

July 20, 2026
Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

July 20, 2026
Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In