• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ditë me 52 tabutë

by Enver Robelli
15/05/2018 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Donald Trumpin një ditë e madhe, për palestinezët një tragjedi me së paku 52 të vrarë. Mbi një ditë të përgjakshme në Lindjen e Afërt.

Nga Enver Robelli/

Çfarë ndodhi sot në Lindjen e Afërt ishte e pritshme. Që para hapjes zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem palestinezët kishin paralajmëruar «Ditët e Zemërimit». Zemërimi dhe pafuqia e palestinezëve janë aq të mëdha, saqë shumë prej tyre i dalin përpara duarthatë makinerisë luftarake të Izraelit. Që nga lufta e Gazës e vitit 2007 kjo ishte dita më e përgjakshme: në orët e mbrëmjes pala palestineze konfirmoi 52 të vrarë dhe qindra të plagosur. Më saktë: sot janë numëruar 2400 të plagosur. Me arsyetimin se po mbrojnë kufijtë e Izraelit forcat e sigurisë së këtij vendi vranë nga toka dhe sulmuan nga ajri caqe të Hamasit, një organizatë radikale palestineze, e cila nga Izraeli konsiderohet si terroriste.

Për Donald Trumpin kjo ishte një ditë e mirë. Së paku si të tillë ai e shpalli në Twitter, mjetin e tij të komunikimit me botën dhe shqetësimit të botës. Me vendimin e tij të njëanshëm dhe provokues për të zhvendosur Ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem ai përmbushi premtimin që kishte dhënë gjatë fushatës elektorale. Në vjeshtë në SHBA do të mbahen zgjedhjet për Kongres dhe që tani Trump po përpiqet të mobilizojë votuesit radikalë fetarë, të cilët Jerusalemin e shohin vetëm si qendër të krishterimit dhe hebrenjve. «Një ditë madhështore» për Izraelin – kështu e sheh Trump, por dita e sotme ishte vetëm një tragjedi. Tragjedi për të vrarët, tragjedi për familjet e tyre, tragjedi për procesin e ashtuquajtur paqësor, i cili nuk është më i tillë prej se pushtetin në Izrael e mban popullisti radikal e cinik Benjamin Netanjahu.

Për zhvendosjen e Ambasadës administrata e Trumpit kishte zgjedhur një ditë simbolike: përvjetorin e 70 të themelimit të Izraelit. Për popullin hebraik ky përvjetor është i rëndësishëm, sepse dëshmon fuqinë e ringjalljes së një populli pas gjenocidit nazist mbi 6 milionë hebrenj.

Njëkohësisht palestinezët kujtojnë diçka tjetër: 15 maji për ta është dita e katastrofës, dita e Nakbas, kur filloi përndjekja masive e palestinezëve nga vatrat e tyre.

Edhe 70 vjet pas dëbimit shumë palestinezë (rreth 5 milionë) ende jetojnë në kampe dhe me status refugjati – dhe me shpresën se një ditë do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Një shpresë që është zbehur qëmoti për shkak se një gjë të tillë nuk e lejon Izraeli dhe për shkak se shumë shtëpi e toka palestineze tashmë janë përvetësuar, pushtuar e zaptuar nga kolonët izraelitë.

Në një botë ideale konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve do të zgjidhej kështu: dy shtete, të cilat do të merreshin vesh që pjesa lindore dhe arabe e Jerusalemit të jetë kryeqytet i Palestinës. Një kohë të gjatë ky ka qenë konsensus i bashkësisë ndërkombëtare. Por nga konsensusi ndërkombëtar nuk ka mbetur gati asgjë prej se Donald Trumpi ka marrë pushtetin në Washington.

Jerusalemi nuk është qytet i rëndësishëm vetëm për hebrenjtë dhe të krishterët, por edhe për myslimanët, të cilët e quajnë Al-Kuds, qyteti i shenjtë.

Të krishterët janë të bindur se këtu u kryqëzua Krishti. Myslimanët besojnë se nga këtu profeti Muhamed u ngjit në qiell. Për hebrenjtë Muri i Vajtimit në Jerusalem është vendi ku ata mendojnë se «kontaktojnë» zotin qe 2000 vjet.

Izraeli është shtet i fuqishëm dhe mund të demonstrojë forcën. Por, kjo forcë është njëkohësisht shenjë e dobësisë. Dita e sotme ishte njëra prej atyre ditë kur dhuna të verbon dhe fuqia të mashtron.

ma.me

Next Post
Ja ekipi i Brazilit në Botërorin Rusia 2018

Ja ekipi i Brazilit në Botërorin Rusia 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

Raporti i “Eurostat”: Rreth 58% e popullsisë në Shqipëri, në moshë pune! Tirana mbi mesataren e BE-së

November 6, 2026
Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

November 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

FOTO / Spiropali mesazh të koduar: Thanë se puçi dështoi, por unë sapo kam nisur…

November 6, 2026
Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!

Demokratët përgatiten të frenojnë AI, çfarë pritet të ndryshojë në Kongresin amerikan?

November 6, 2026
‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

November 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Berisha nuk mundet duke u bërë disa “Berishë” bashkë

November 6, 2026
Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

November 6, 2026
VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

November 6, 2026
Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

November 6, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In