• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Një ditë do bëj diçka dhe do bëhem i famshëm’/ Fqinjët dhe miqtë tregojnë jetën e Gert Shehut: Talleshin me të, por nuk…!

by Java News
07/12/2022 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Quhem Gerti dhe nuk kam për të thënë asgjë tjetër”. Në përpjekjet për të mësuar e për t’u bindur nëse 31-vjeçari nga Tirana e goditi ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të problemeve mendore, apo është shtyrë nga dikush tjetër, komisariati numër 1 ka tentuar disa herë që të shkëpusë prej tij një deklaratë.

Por kjo ka qenë e pamundur. Gati në kufijtë e një dështimi. I filmuar teksa qëllon me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha, ai thotë se do flasë në një moment tjetër. Në këto kushte, siç bëjnë me dije burime të policisë  çështja për Gert Shehun,  banues në rrugën “Shyqyri Ishmi”, është marrë nga Drejtoria Qendrore e Tiranës. Mes dhjetëra veprimeve të kryera gjatë orëve të pasdites së të martës dhe të kësaj të mërkure, agjentët janë urdhëruar të kontaktojnë me këdo që e njeh të riun e prangosur, kontaktet e tij dhe deri më tani po vrojtohet çdo lëvizje e tij e para dhjetë ditëve më parë.

“Nuk mund të themi nëse i dyshuari është shtyrë nga dikush apo ky është një veprim tërësisht i tij”, – deklaron në kushtet e anonimitetit një nga anëtarët e grupit të hetimit në selinë e policisë vendore.

Sipas tij, deri më tani agjentët raportojnë se Gert Shehu nuk njihej si problematik, as si sulmues individësh.

“Kjo është dilema që na bind se dikush mund ta ketë inspiruar dhe të ketë përdorur natyrën e tij introverte”, tha zyrtari, sipas të cilit fakti që i riu ishte i mbyllur dhe nuk krijonte incidente, do të thotë se ky shpërthim i beftë ndaj një politikani dhe në një protestë, mund të ketë shtyrës të panjohur.

Por nga ana tjetër, fakti që Gert Shehu është një shtetas i skeduar në fushën e narkotikëve për ngjarje të mëhershme, e rëndon situatën e tij. Ashtu siç edhe një shkresë e shpërndarë nga e ëma, në të cilën vërtetohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

I rritur në katin e parë të një pallati të vjetër, në të cilin hyrja është përmes një porte gri, 31-vjeçari njihet në lagje si një djalë që nuk trazonte askënd.

“Kaloi dje dhe më tha: ‘O xhaxh, do më japësh një cigare’”,- shprehet njëri nga banorët që e kujton djalin si të mbyllur.

Të tjerët që rrinin me të poshtë pemëve në disa karrige, janë bashkëmoshatarë me të.

“S’ka mundësi që Gerti ta ketë bërë këtë gjë i porositur nga dikush, kushedi çka bluar në kokë”, – thotë njëri nga  shokët e tij.

I bindur se shoku i tij jetonte në kushte aspak të mira ekonomike, i riu kujton se Gerti nuk ishte as trafikant dhe as shpërndarës droge.

“Lexon kështu nëpër portale që Gerti ishte kështu e ashtu. S’janë të vërteta. Gerti ishte një djalë i drejtë, nuk ngatërrohej me askënd. Jetonte e vishej me rroba të përdorura. Ishte i ndershëm dhe as i skeduar dhe as informator policie. Ç’janë këto që thoni?”, –  dëshmon për Gazetasi.al një tjetër i njohur i të arrestuarit që po hetohet nga policia për goditje për shkak të detyrës.

I riu këmbëngul se shoku i tij ishte braktisur, punonte si shpërndarës me motor dhe ishte i varfër.

“Nuk vidhte, nuk përzihej, ndonjëherë e vinin në lojë, por është e dhimbshme çfarë ka ndodhur me të”, – tregon një nga gratë në lagje.

Në fakt, 31-vjeçari jetonte mes zërit të imamit që fton besimtarët në falje dhe zërit të shitësve që thërrasin “u hap thesi për rroba”.

Banorët tregojnë se i ati ishte larguar në SHBA dhe ai ishte fëmijë i vetëm. E ëma inxhiniere ndërtimi, mundohej të nxirrte të ardhurat për të jetuar e po kështu për të garantuar ilaçe për të birin.

Gazetasi.al u përpoq të kontaktonte me nënën e të arrestuarit, e cila nuk u përgjigj në telefon.

“Një ditë më tha që do bëj diçka për t’u bërë i famshëm. Nuk e kuptova, por rrinte i menduar, shkonte në xhami punonte, ndonjëherë këta gringot me lekë talleshin me të, por ai, i mbyllur siç, ishte iu përgjigjej, disa e xhironin kur fliste. Kishte probleme, por kurrë s’kam pasur frikë prej tij”, – thotë për Gazetasi.al një grua që e njeh fare mirë familjen e tij.

Sipas saj, sulmi që kreu Gerti nuk është asgjë tjetër, veçse veprim i një djali që vuante nga probleme të shëndetit mendor, por mbi të gjitha të një të riu që punonte, bullizohej nga të tjerët përmes videove dhe nuk ia kishte dalë që të mbijetonte si bashkëmoshatarët e tij.

“A ka mundësi që dikush ta ketë përdorur”, ? Ai nuk pinte alkool, nuk ishte i dhunshëm, ndoshta ndonjë i ka folur shpesh dhe ai ka vendosur befas të bëjë këtë veprim, duke sulmuar liderin e demokratëve”./si/m.j

Next Post
Trupi iu bë copa/ Identifikohet viktima e aksidentit tragjik dje në Tiranë, shoferi u zhduk pa gjurmë

Trupi iu bë copa/ Identifikohet viktima e aksidentit tragjik dje në Tiranë, shoferi u zhduk pa gjurmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 13 Maj 2026

May 12, 2026
Ndreca: Veliaj ka pritur 15 muaj që të japë argumentet e tij, por tani papritur mbyllen frëngjitë; vendimet në errësirë ka probabilitet të jenë të padrejta

Ndreca: Veliaj ka pritur 15 muaj që të japë argumentet e tij, por tani papritur mbyllen frëngjitë; vendimet në errësirë ka probabilitet të jenë të padrejta

May 12, 2026
“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës: Me Diellën do arrijmë nivelin më të lartë europian

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës: Me Diellën do arrijmë nivelin më të lartë europian

May 12, 2026
Mirësjellje, tensione dhe përplasje! Prapaskenat e samiteve Kinë-SHBA

Mirësjellje, tensione dhe përplasje! Prapaskenat e samiteve Kinë-SHBA

May 12, 2026
Tragjike në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar në Panaja-Novoselë

Tragjike në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar në Panaja-Novoselë

May 12, 2026
“Nuk ka antisemitizëm”, Rama: Për hebrenjtë, Shqipëria mbetet shtëpi

“Nuk ka antisemitizëm”, Rama: Për hebrenjtë, Shqipëria mbetet shtëpi

May 12, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

May 12, 2026
40 kompani izraelite ‘zbarkojnë’ në Tiranë për sigurinë kibernetike, Rama: Për hebrenjtë mbetemi shtëpi!

40 kompani izraelite ‘zbarkojnë’ në Tiranë për sigurinë kibernetike, Rama: Për hebrenjtë mbetemi shtëpi!

May 12, 2026
Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

May 12, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

I akuzuar për vrasje 25 vite më parë, arrestohet në Shqipëri shtetasi nga Kosova

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In