• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Një dëshmi nga prapaskenat e shpalljes së Zogut mbret

by A R
02/09/2016 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Auron Tare

Dje me 1 Shtator ishte pervjetori i shpalljes se Mbreterise Shqiptare. Si date historike kaloi pa ndonje zhurme te madhe. Sigurisht personaliteti i Zogut eshte nje prej arsyeve qe per kete mbreteri koheshkurter ka dhe do te kete debate midis historianeve por mendoj se me gjithe dritehijet e saja eshte pjese e trashegimise historike shqiptare dhe duhet kujtuar.

Me poshte po sjell nje copeze te pa njohur te prapaskenave te shpalljes se kesaj Mbreterie nga deshmitari okular dhe njohes i mire i Zogut, Hajredin Bej Cakrani i cili me nje toskerishte te mrekullueshme ka lene nje deshmi shume interesante. Libri me kujtime i Hajredin Bej Cakranit del kete muaj  per lexuesit:

“Sërbtë nuk flijin dhe kur e kishin marrë vesh sagllam se këtijë (Zogut) i kishte hipurë për mbret dhe s’kish njeri t’a prapste, bënë një gjë mbëshyeras mos u ndiste, po që ishte me rrezik të madh për Amet Benë. Dhe si n’a njohën rrënjë e dhëmballë, vanë ku mbetnë ata të mbretit t’onë të funditë, Skënderbesë dhe u fjalosën, domosdo se e do mileti ynë, de- mek. Sipas hesapit të tyre, me methode classique du regne,1116 ishin më rregull, se i funditë mbret ishte Skënderbeu, që po këta shqipëtarë nuk e lanë të bëhej tamëm e të bij Papënë këtu, t’a mbyllte këtë punë e të n’a kapëtonte më të krishterë dhe të ikënim nga Perandorija Osmanllije.

Auron Tare

Auron Tare

Vanë i gjenë dhe kërkuanë nga një damar i sakëtë të Skënderbeut, se ishin dy, tri a më shumë dhe muarnë një si punë konti a bej i diturë e i kënduar, s’ka gjë se i rënë nga vakti. Pa bënë një si punë mbëledhje me t’a dhe paria e tyre ishte hazër. Që t’a bëhin punënë tamëm nuk u përzienë vetë po funë më këtë punë malazestë dhe si e donte sëra e tijë, po dhe sahati që erdh’ i dhanë një si princeshë të tyrejn, Marie a Jordanka, qysh i quajin ato.

Me terezi, që t’a marrën vesh se kush do ish mbreti në të vërtetë, në fillim e dërguanë te Amet Beu. Ai vetëm filli, se sërbtë nuk mund të mirr me vete dè, të tijëve po u hapej mideja dhe kush e di ç’avadize do i nxjerrën, vjen te Amet Beu dhe bën muhabetnë ku j’a dëften që mund të rrinte qysh është nashti e kish dorë të lirë më ç’do gjë, po mbret nuk mund të bëhej dot kurrë. Si do që dhe ai Amet Bej se nga kish nxjerrë a ç’pikurë një damar nga e gjyshja më duket, po nga ai Skënderbe, ky tjatri nguli këmbë më të tijënë që unë jam Skën- derbe i kulluarë!

Ah të ishja atje, po e kam para syve Amet Benë si i kanë luajturë sy e mustaqe nga vëndi, se vdekjen e dijë po këtë hata s’e prit, jo e do ketë pirë tërë kutinë e duhanitë a baqetatë me cingarë që mbante mbi tavolinë. Po Amet Beu qetë-qetë i tha Skënderbegutë: -Ajo që thua ti është e vërtetë, po sa e vërtetë është që ke ardhur më kohë të ligë e sidomos më vënd’ të gabuarë, ndaj të dalën nja dyzet e tet’ orë, nuk i tha ditë se i dukejë shumë, për të ikur e jo t’a bëç muhabet, po t’a shkoç nëpër mënd je i ikur atças nga kjo dynja!”/Dita/a.m.

Next Post
25 vite sundim autoritar, ndërron jetë presidenti i Uzbekistanit

25 vite sundim autoritar, ndërron jetë presidenti i Uzbekistanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

October 1, 2026
Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

October 1, 2026
74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

October 1, 2026
Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com