Një çantë e dyshimtë e gjetur pranë ambasadës ruse në Tiranë, ka alarmuar policinë.
Një telefonatë e bërë në polici, ngriti dyshime se në çantë mund të ketë lëndë plasëse.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet e rastit.
Por nga verifikimet e kryera, rezultoi se alarmi për bombë ishte i rremë, pasi brenda çantës kishte rroba.
/a.r