• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një Brexit mund të sjellë edhe një Frexit apo diçka të ngjashme?

by A R
20/06/2016 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flamuj, muzikë tradicionale dhe një slogan, “Pranvera e popujve”, deputetët evropianë të ekstremit të djathtë zhvilluan fushatën e tyre për Brexit duke u mbledhur në Vjenë, disa ditë para referendumit britanik.

Gjithë euroskeptikët në gjithë BE-në shpresojnë në një fitore të “leave” për të filluar kështu një efekt domino brenda gjitha vendeve anëtare dhe të dobësojnë modelin aktual evropian.

Fjalë të rënda kundër BE-së

Grupi i më prepotentëve shprehen të gatshëm të tentojnë një aventurë daljeje nga BE-ja. Deputeti holandez, Geert Wilders, ku partia e ekstremit të djathtë PVV-ja është në krye në sondazhe, ka vendosur shkëputjen me BE-në “totalitare” në radhën e prioriteteve të saj, në rast fitoreje.

Nga ana tjetër, kreu i Lega Nord në Itali, Matteo Salvini, ka deklaruar se “nëse kjo është Evropa, më mirë vetëm se sa në shoqëri të keqe”.

Në fakt, në Itali ka dy parti euroskeptike ku Lëvizja Pesë Yjet doli fitimtare në zgjedhjet lokale këtë fundjavë.

“Franca ndoshta ka 1 000 herë më shumë arsye për të dalë nga BE-ja se sa Anglia”, tha të premten në Vjenë kryetarja e Frontit Nacional, Marine Le Pen.

”Një dalje e Britanisë së Madhe provon që është e mundur të jetosh jashtë BE-së”, theksoi ajo, që sondazhet e japin vazhdimisht në krye të raundit të parë të presidencialeve franceze në vitin 2017.

Por, më shumë sesa një “Frexit” të njëanshëm, është një dalje konkrete nga BE-ja, në kuadrin e një referendumi, që duket se synon kryetarja e Frontit Nacional.

Thirrjet e këtij lloji konsultimi popullor mund të shtohen në rast Brexit dhe të gjejnë mbështetje në vendet nordike që janë të prekura nga vala populiste.

Kontribues neto në buxhetin e BE-së, vendet skandinave i tremben krizave të vazhdueshme evropiane se mund të prekin mirëqënien e tyre.

Të qëndrosh në BE… për ta ndryshuar

Altrnativa ndaj një daljeje të dhimbshme nga Unioni mund të kalojë nga rinegocimi i disa traktateve për t’i dhënë qeverive kombëtare sovranitetin e kërkuar nga “shtypësit” e Brukselit.

Partia populiste gjermane, AfD shprehet se i trembet katastrofës ekonomike të një Brexit, por sheh aty oportunitetin e reformimit të BE-së.

Kryetari i FPO-së austriake, Heinz Christian Strache, që synon kancelarinë në vitin 2018, nuk thotë ndonjë gjë tjetër duke theksuar se e do Evropën, por kërkon të imponojë një ndryshim nga brenda sipas procedurash të personalizuara.

Shefi i qeverisë hungareze, Viktor Orban, ka deklaruar gjithashtu dashuri për Evropëm, duke iu lutur Britanikëve të votojnë për qëndrimin në Union.

Kjo thirrje e publikuar në median britanike, mund të habisë një pjesë të krerëve kundër Brukselit. Megjithatë kjo sjellje është realiste dhe strategjike.

Hungaria, si Polonia dhe vende të tjera të Evropës Qendrore ku euroskepticizmi po rritet fuqishëm, përfitojnë nga ndihmat financiare evropiane.

“Ata nuk do të kenë asnjë të ardhme ekonomike dhe politike jashtë BE-së dhe e dinë këtë”, analizon Werber Fasslabend, i Institutit austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë.

Pra Viktor Orban po përpiqet të mishërojë brenda BE-së një alternativë ndaj politikave të Brukselit kryesisht mbi çështjen migratore.

Madje edhe Jobbik-u hungarez, një nga ekstremate e djathta evropiane më radikale, ka njoftuar kohët e fundit se nuk kërkon më të dalë nga BE-ja, por kërkon ta transformojë atë nga brenda.

Dhe fitimtari është…

Retorikat e flakta kundër BE-së janë një gjë, politika e aplikuar një herë në pushtet është një tjetër, thekson politologia finlandeze, Emilia Palonen, duke marrë shembullin e pratisë së ekstremit të djathtë “Finlandezët e Vërtetë”, ku lideri i tyre pasi u bë ministër i Punëve të Jashtme, i ka mbytur thirrjet për dajle nga BE-ja.

Nga ana tjetër e spektrit që kompozon euroskepticizmin, e majta radikale greke SYRIZA ka tërhqur gjithashtu premtimet e saj për t’u shkeputur nga Brukseli.

”Në rast të një Brexit, nuk do të ketë asnjë dhuratë për britanikët”, paralajmëruan përgjegjësit evropianë.

Një mesazh me destinacion dekurajimin e qeverive që janë të tentuara nga një aventurë vetëm.

Një BE e dobësuar do të bënte vetëm një fitimtar të madh, analizojnë ekspretët, presidentin rus, Vladimir Putin.

”Ai do të përfitojë për të rifituar influencë në Evropën Lindore dhe për të drejtuar një Union në dekompozim sipas modelit rus”, sipas Werber Fasslabend/

(Nga Nina Lamparski)

Next Post

Bozdo: Bulevardi i Ri ishte vizion i Lulzim Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In