• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një biznes i ri global po lulëzon, ja tarifat në disa shtete ku blihet nënshtetësia

by A R
18/08/2016 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një industri e re globale ka lulëzuar në vitet e fundit, ndërsa disa vende i ofrojnë njerëzve mundësinë për të blerë nënshtetësinë apo rezidencën.

Programe ekonomikë po lejojnë të huajt që të blejnë në mënyrë legjitime nënshtetësinë apo lejen e  qëndrimit, në këmbim për investime të konsiderueshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vënë në dukje rritjen e shpejtë të kësaj tendence, duke treguar se në mjedisin aktual gjeopolitik, njerëzit po kërkojnë për “strehë të sigurta politike dhe ekonomike”.

Pavarësisht përhapjes në kohët e fundit, këto programe kanë ekzistuar në shumë vende prej dekadash. Federata e Saint Christopher dhe Nevis, vend i përbërë nga dy ishuj, ka patur një program të tillë që prej 1984-ës.

Sipas FMN, në një tabelë të quajtur “çmimi i nënshtetësisë”, fenomeni vendoset në perspective globale dhe tregohet se përveç Europës dhe Karaibeve, këto programe ekzistojnë edhe në Kanada, SHBA, Australi, Singapor dhe Zelandë të Re.

Opsioni më i lirë për të blerë nënshtetësinë është Dominika, për një investim minimal prej 100 mijë dollarësh. Në Qipro, kjo vlerë arrin në 2.5 milionë dollarë.

Pjesa tjetër në tabelë fokusohet në programet e qëndrimit në botë, ku investimi minimal më i madh për të fituar lejen e qendrimit, është në Francë me 10 milionë euro raporton Tema.

Ndërkohë, sipas ligjit 108/2013 për të huajt në Republikën e Shqipërisë, ndryshuar me Ligjin nr.74/2016, neni 65 pika 2, një i huaj mund të pajiset me leje qëndrimi nëse ka kryer një investim në Republikën e Shqipërisë në një shumë jo më pak se 2 milionë euro dhe dokumenton se ka krijuar mbi 100 vende pune për një periudhë së paku 1-vjeçare.

Ofrimi i nënshtetësisë për shtetas të huaj mund të inkurajojë investime të mëdha për një vend. Në St Christopher dhe Nevis, sasia e parave që qarkullon në sektorin publik prej programeve të nënshtetësisë u rrit në rreth 25% të PBB-së në 2013-ën.

Vendet Europiane po përfitojnë gjithashtu; skema në Portugali përbënte për rreth 13% të investimeve të huaja direkte në 2014-ën./a.m.

Next Post

Lumezi: Po i hetojmë emrat e të punësuarve të skandalit të përgjimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

March 3, 2026
Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In