• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një artist i çmuar, por a mjafton për të qenë drejtues?

by Aalison Pearse Stevens
05/08/2016 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jonida Hitoveizi

Lajmi për dorëheqjen e Drejtorit të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni mori gjithë vëmendjen mediatike të këtyre ditëve, me reagime të shumta se ikja e tij nuk ishte e drejtë dhe se në njëfarë mënyre “ai qe detyruar të largohej”. Arsyet e “braktisjes”së detyrës nga Kerni mbeten ende të paqarta, megjithatë shumica e komenteve të bëra, kryesisht janë fokusuar tek fakti që një artist i madh, nuk duhet lënë të iki nga drejtimi i një institucioni si opera; edhe sikur ky artist i madh, në fakt të qëllojë një drejtor jo aq i mirë?!

Ky është problemi që në fakt askush nuk e prek sa herë ndodhin qoftë emërime, qoftë shkarkime, qoftë edhe dorëheqje si kjo e Ilir Kernit. Në vendin dhe në median tonë mungojnë thuajse fare analiza të tilla apo investigime se çfarë ka ndodhur vërtetë. Kjo i ka kthyer të gjithë në tifozë dhe gjithçka në emocione personale apo mosreagim po për njohje personale. Këtu nuk i referohem vetëm rastit të Ilir Kernit, i cili është vërtetë një balerin i çmuar i yni dhe kjo është një vlerë që as nuk ia shton dhe as nuk ia heq dot, çfarëdolloj gjëje që ne mund të themi për të si drejtor. Por gjërat duhet të mësojmë t’i ndajmë.

Kerni duke renditur disa nga arritjet e tij para se largimi të bëhej publik, shkruan se puna e tij ka qenë heroike në Opera pasi mesatarish një shfaqje ka pasur buxhet prej rreth 600 eurosh. Një rekord për Guinness siç e quan ai, ndërsa minimalisht rezulton, që vetëm kostumografi dhe skenografi në një produksion në TKOB të paguhen (ose janë paguar) të paktën 70.000 lekë të reja. Por edhe nëse kjo është e vërtetë; përse drejtori i Operas nuk e ka ngritur zërin më herët, por ka pritur pikërisht ditën e largimit për të na treguar buxhetin e ulët me të cilin ka punuar për 3 vite. Në statusin e tij të lamtumirës Kerni fokusohet thuajse vetëm tek buxheti dhe tek artistët e famshëm shqiptarë që kanë qenë pjesë e shfaqjeve të ndryshme, të cilët për hir të së vërtetës përherë kanë ardhur duke performuar falas për publikun shqiptar, si Pirgu, si Ermonela Jaho e shumë të tjerë. Dhe kjo nuk mund të quhet një arritje e këtij institucioni nën drejtimin e tij.

Hijet e këtij largimi shtohen edhe më pas lajmit të publikuar nga kolegët e revistës Java, se në fakt për Kernin ishte firmosur largimi nga qeveria para se ai të shpallte dorëheqjen. Po sipas burimeve, që konfirmojnë edhe për Pasqyre. al kjo ka qenë e vërtetë dhe kjo për shkak të disa shkeljeve të ndodhura në institucion gjatë drejtimit të tij. Shkelje, të cilat nëse janë të dokumentuara do të ishte mirë të bëheshin të ditura, në mënyrë që publiku, por edhe artistët të kenë një ide se çfarë ka ndodhur dhe nëse largimi i Kernit është me të vërtetë zgjidhja më e mirë apo është një krim që po bën Ministrja e Kulturës, ndaj TKOB-it dhe ndaj aftësive drejtuese të Kernit. Dikush duhet ta sqarojë publikun, pasi është e vështirë të bazohesh vetëm mbi simpatinë ndaj Kernit si balerin i famshëm, apo të bazohesh mbi deklarime publike që vijnë më së shumti për inate ndaj ministres Kumbaro.

Nuk është hera e parë dhe duket se nuk do të jetë as e fundit për pritshmëritë e larta që ne kemi ndaj njerëzve të talentuar në fusha të caktuara, se ata mund të jenë të talentuar të bëjnë gjithçka. Dhe po ashtu është fakt, që kur kemi vendosur në krye të insittucioneve artistë gjërat kanë shkuar keq: ose ka pasur konflikte, ose janë transmetuar mëritë dhe inatet personale, ose artistët të cilët e kanë jo pak të zhvilluar egon, mendojnë se gjithçka ata bëjnë është më e mira etj. Pra kanë dështuar në rolin e të qenit menaxher të mirë. P.sh ne kemi në krye të Teatrit Kombetar një regjisor të mirë si Hervin Çuli, i cili ka qejf t’i bëjë vet të gjitha, edhe aktorin, edhe regjisorin, edhe drejtorin edhe rojen siç ndodhi vjet. Pa harruar këtu të shtojmë se drejtorët kur vijnë tërësisht nga mjedisi shqiptar;(pra jo ata që kanë jetuar jashtë) kanë dhe ca inate të vjetra, të cilat kujtohen t’i lajnë me kolegët kur kanë pak pushtet si drejtorë.

Ne jemi mësuar që shpesh të nderojmë emra vetëm për shkak të famës, por jo punën e tyre drejtuese. Askund nuk është e shkruar apo e thënë që një artist i mirë, aktor, balerin, soprano, tenor;apo gazetarë;etj mund të jetë po aq i talentuar sa të mirëmenaxhojë një institucion të tërë. Vetëm në Shqipëri dëgjon dhe sheh çudira të këtij lloji, të cilat nuk i kemi të pakta sidomos në fushën e artit, ku shpesh profili artistik nuk përputhet fare me profilin si drejtues. Ndoshta është koha që në krye të institucioneve si opera ose teatri të zgjidhen drejtues që vijnë nga fusha të ndryshe për të menaxhuar institucionin, ndërsa të ketë drejtues artistik të posaçëm, të cilët merren me gjithë detajet që kërkon, opera, baleti, drama apo komedia, pra ato që do skena. Ndoshta nuk duhet të kërkojmë kaq shumë nga artistët. Ndoshta duhet të mjaftohemi tu japim atë që meritojnë si profesionistë në fushat e tyre, vlerësim, mirënjohje, por jo tu vëmë përsipër barrën e të qenit drejtor, sepse kjo nuk është hera e parë që ata dështojnë apo drejtojnë keq dhe ne na mbetet veç të hamendësojmë se çfarë ka ndodhur. Dhe kur nuk dimë asgjë kthehemi tek simpatia jonë për dikë si aktor apo balerin.

Ashtu siç ndodhi edhe me dorëheqjen e Kernit, e cila duket se do të mbetet një hije e pandriçuar nga dielli i fakteve.

Next Post

Jason Statham, dieta 18-vjeçare për muskuj barku të përkryer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama për Shoqatën e Gjyqtarëve: Regjistrimi nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet

February 4, 2026
Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

February 4, 2026
“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In