• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një armik imagjinar, disa shërbëtorë të krimit… dhe Vettingu!

by Java News
14/12/2016 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është qesharake e njëherësh e dhimbshme të shohësh se si palët janë të ndarë edhe sa i takon faktit nëse duhet apo jo të çilen negociatat BE-Shqipëri. Si asnjëherë në 25 vjet demokraci, politika ka arritur të polarizohet deri aty sa të mos bien dakord as për fatin e vendit në rrugën e tij drejt BE-së.

Siç kanë qenë pozicionuar në fillim të procesit të reformës në drejtësi, janë edhe sot. Hapur, pas asnjë drojë, pa asnjë kompleks e frikë, janë ndarë si me thikë. Mazhoranca, SHBA dhe gjithë faktori ndërkombëtar në BE (Gjermania, vendet e tjera anëtare, Komisioni Europian, Këshilli Europian) janë sot pro çeljes së negociatave për anëtarësim, me kusht të vetëm zhbllokimin e Vettingut. Ndërsa PD dhe gjyqtarët e prokurorët (që ju djeg miza poshtë kësulës) janë vardisur keq kundër hapjes së rrugës drejt BE. Kjo është e vërteta e thënë me 2 fjali. Dhe kjo e vërtetë pëllet sot e 3 javë. Qëkur Merkel hodhi poshtë çdo cicërimë brenda partisë së saj dhe dha mbështetjen e Gjermanisë në 29 nëntor të këtij viti.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare ranë dje dakort me rekomandimin e bërë nga Komisioni Europian që hapja e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë të bëhet në varësi të zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe veçanërisht të ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pra Vettingut!

“Këshilli vëren pozitivisht rekomandimin e Komisionit për të hapur bisedimet e anëtarësimit më Shqipërinë, në varësi të një përparimi të besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e Reformës në Drejtësi, në veçanti të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve” thekson teksti për Shqipërinë i cili u diskutua dje nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare.

Mirëpo mesa duket, mediat pranë PD, kanë mprehur majat e atyre dhe sy e veshë janë përveshur t’i mbushin mendjen poblikut se ato që thotë SHBA, BE e gjithë eksponentët e lartë në Bruksel, nuk janë të vërteta. Po bëjnë çmos që t’i bëjnë për budallenj të gjithë ata që shohin e dëgjojnë se kushti i vetëm për çelje negociatash është zhbllokimi i Vettingut.

Vettingu, vetëm kaq!

Media të cilat në fakt nuk janë aktorë, por thjeshtë dhe vetëm partizane politike që sulmojnë BE, SHBA, mazhorancën po e po, por dhe mediat e tjera. I sulmojnë duke i shërbyer gjykatësve dhe prokurorëve të zhytur në krim, të cilët mesa duket kanë para pafund për të paguar, media të cilat janë përkushtuar po aq ethshëm sa opozita për të mos lejuar zhbllokimin e Vettingut e eventualisht dhe çeljen e negociatave.

Një shërbim ky ndaj krimit dhe ndaj kasës së gjykatësve dhe prokurorëve të cilëve Vettingu ju pret të gjitha venat. Një shërbim ndaj një llumi të madh e kriminal që ka 25 vjet që masakron Shqipërinë dhe shqiptarët, e që për fat të keq, është në dorë të tyre edhe çelja e negociatave (zbllokimi i vettingut që nga Venecia u cilësuar konform Kushtetutës dhe KEDNJ). Por për këtë të fundit akoma duhet të presim vendimin e tyre, ndoshta si rrallë herë, në të mirë të vendit.

Shërbimi që disa media po i bëjnë linjës së mosçeljes së negociatave është në fakt një shërbim që po ja bëjnë direkt gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të zhytur në krim, të cilët mesa duket kanë hapur thesin e tyre të pafundëm që të luftojnë kundër të gjithëve. Dhe për të bërë populizëm kanë shpikur armikun e radhës, median, kolegët e tyre.

Pasi shpallën armik SHBA-në, BE-në, Merkelin e gjithë faktorin ndërkombëtar që tha se “Shqipëria ka bërë progress të dukshëm në shumë fusha jetike për integrimin dhe se lufta ndaj korrupsionit, krimit, drogës ështe një luftë që Shqipëria po e intensifikon por që ështe luftë që vazhdon në gjithë botën”, kanë gjetur një armik të ri. Ndoshta ky është synimi i krimit, prokurorëve, politikanëve e gjyqtarëve të frikësuar në palcë,  që t’i mbyllë gojën medias të pasqyrojë ca të vërteta që duhet të jesh më shumë se i verbër që të mos i shohësh./Lexo.al

Next Post
Luftime të ashpra mes rebelëve dhe forcave qeveritare në Aleppo

Gratë në Alepo vrasin veten për t’i shpëtuar përdhunimeve nga ushtarët e Assad

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

February 5, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

February 5, 2026
Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

February 5, 2026
Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

February 5, 2026
Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi

February 5, 2026
Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari! Në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor

Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari! Në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor

February 5, 2026
“Pse më sheh”/ Dëshmon Henrik Hoxha, zbulon si nisi konflikti me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja, të merrja hak

“Pse më sheh”/ Dëshmon Henrik Hoxha, zbulon si nisi konflikti me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja, të merrja hak

February 5, 2026
“Diella” merr çmimin e parë në Samitin e Dubait, Ibrahimaj: Shqipëria vendosi standarde që frymëzojnë ndryshime përtej kufijve

“Diella” merr çmimin e parë në Samitin e Dubait, Ibrahimaj: Shqipëria vendosi standarde që frymëzojnë ndryshime përtej kufijve

February 5, 2026
Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Familja shqiptare e shuar në Itali, flasin të afërmit: I nisëm fëmijët me duart tona, na u kthyen me arkivol

February 5, 2026
Gjirokastër/ Morën me forcë në makinë 30-vjeçaren dhe e dhunuan, arrestohen vëllai, xhaxhai dhe bashkëshorti i të resë

Gjirokastër/ Morën me forcë në makinë 30-vjeçaren dhe e dhunuan, arrestohen vëllai, xhaxhai dhe bashkëshorti i të resë

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In