• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Një “Amerikë” të vogël në Tropojë, për të qetësuar Metën

by Mero Baze
05/07/2019 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Presidenti ynë ka zbuluar sot një “Amerikë” tjetër, jo aq të largët sa ajo e vërteta, dhe jo aq larg sa ajo. Në Tropojë, kongresmeni legjendar Eliot Engëll, është thirrur të marrë një titull “Qytetar nderi” nga ish- kryetari i Bashkisë ende në detyrë, dhe po ashtu të jetë i pranishëm në vendosjen e një emrit të tij, rrugës që lidh Tropojën me Gjakovën.

Një ide që duket qartazi e improvizuar jo për të respektuar kongresmenin Engell, por për ta përdorur atë si fasadë e një halli më të madh që ka presidenti ynë.

Eliot Engell ka së paku 30 vjet që merret me shqiptarët dhe problemet e  tyre, dhe ndoshta meriton dhe më shumë se kaq nga shqiptarët. Por kam frikë se nuk do të ishin kujtuar as për këtë gjë, sikur sot, ata që po i vënë një pllakë në një rrugë, të mos ishin në hall real me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sikur sot ata të kishin diçka më shumë në dorë në Tiranë, me siguri që do ta bënin, për jo aq për të nderuar Eliot Engëllin, por për të na treguar se ka një Amerikë tjetër,  që është me ta.

Eilot Engëll ndoshta do të jetë çuditur shumë, nga e gjithë kjo histori, edhe pse është argëtuar në përpjekje për të kuptuar rregullat e valles së Tropojës.

Do të jetë çuditur përse Rudinën nuk e takon dot në Tropojë përshembull, por në Kosovë. Rudina Hajdari ka qenë pjesë e stafit të zyrës së tij në Kongres, ndërkohë që ka qenë me studime në SHBA.

Kjo mund t’ia sqarojë disa pikëpyetje, kur të kuptojë përse atë po e respektojnë sikur të jetë shpëtimtar i Viçidolit, dhe jo një mik i madh i shqiptarëve.

Zoti Engëll është sot në krye të Komisionit të politikës së Jashtme të Kongresit, si demokrat. Është nga ata politikanët tradicionalist anti- Trump, 24 orë.

Nuk di se si presidenti ynë mund t’i ketë shpjeguar sot komplotin e SHBA ndaj tij, si ja ka shpjeguar atë pjesën që Xhorxh Soros ka manipuluar reformën në drejtësi  kundër SHBA, dhe se po përdor Shqipërinë kundër interesave të presidentit Trump.

Është vapë e madhe dhe kongresmeni Engëll me vete mund t’ia hedhë fajin dhe temperaturës së lartë, ndërkohë që përpiqet të kuptojë, përse presidenti është shkulur nga Tirana ta takojë pranë shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë, dhe përse nuk është me të dhe Rudina, e cila e takoi në Kosovë.

Natyrisht që do ta kuptojë të vërtetën, në mos e ka kuptuar dhe pa nisur kjo estradë shqiptare, se bëhet fjalë për një hall të presidentit tonë, dhe kryetarit real të opozitës, për të amortizuar në opinion, përballjen e ashpër me politikën amerikane.

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë deklaruar qartazi kundër qëndrimit zyrtar të SHBA për zhvillimet në Shqipëri, kundër ndërhyrjes së SHBA për reformën në drejtësi dhe kundër ndërhyrjes së SHBA për atë që ndodhi më 30 qershor.

Dhe kjo u ka kushtuar shumë, pasi shqiptarët mes thirrjeve për dhunë dhe gjak të Ilir Metës dhe Sali Berishës, dhe thirrjes për të shkuar në votime te qeta të SHBA, respektuan SHBA .

Duke bërë zgjedhjen e tyre, shqiptarët kanë shkarkuar praktikisht nga detyra Ilir Metën si president, dhe kanë izoluar revolucionin e dytë anti-amerikan të Sali Berishës në Shqipëri.

Ndaj të dyve u duhet një gënjeshtër për të mos u dukur të humbur.

E keqja është se për të gënjyer shqiptarët se janë me SHBA, kanë përdorur një figure të respektuar të SHBA për shqiptarët, gjë që mund t’iu prishë më shumë punë se sa t’u ndreqë.

Berisha mund të prodhojë një “Amerikë” të vogël në Tropojë që të qetësojë presidentin, por nuk krijon dot asnjë centimetër “tropojanizmi” në politikën amerikane,  për të krijuar mbështetje për revolucionin e tij.

Ndaj i gjithë mundimi i presidentit deri në Tropojë për t’u takuar me sponsorët e Ramushit dhe kongresmenin Engëll, shpresoj t’ia ketë vlejtur, nëse ka qenë freskët në Tropojë dhe nëse presidenti është qetësuar ndopak.

Por me ato që pashë se çfarë kishte shkruajtur rrugës, që s’di pse i del Spaçi në ëndërr, prapë s’mu duk mirë. (Tema)

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Po trokasin arrestimet, pse s’kanë frikë PD dhe PS?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In