• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po trokasin arrestimet, pse s’kanë frikë PD dhe PS?!

by Ben Andoni
05/07/2019 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipërisë i mbetet vetëm një kartë që mund ta luajë për në Vjeshtë, kur Këshilli i Evropës do vendosë dëshmitë e reja sa i përket hapjes së negociatave. Ajo ka të bëjë me arrestimet dhe në një farë mënyrë kristalizimin e atij investimi të madh që ka bërë komuniteti ndërkombëtar për Reformën në Drejtësi. Pas përpjekjes që po bëhet nga maxhoranca për të kanalizuar gjithçka të keqe tek presidenti i vendit, duket se arrestet s’do të lenë rehat dhe politikanët e dy krahëve. A të jetë vallë edhe kjo e kalkuluar?

Ka një përpjekje, në orët e fundit, të shumë instancave sa i përket afateve të krijimit të strukturave të Drejtësisë. Gramoz Ruçi, Kryetari i Kuvendit ka qenë i ashpër dhe i drejtpërdrejtë me grupin e Majtë parlamentar  ndërsa i ka kërkuar llogari për pjesën e tyre të detyrës sa i përket ndihmës për strukturat e Drejtësisë, ndërsa nga opozita vijon një mosbesim i hapur, që do të kulmojë me shumë gjasa me mos njohjen e verdikteve të Drejtësisë. Fakti është se procesi i Vetting megjithë fshesën e tij të hekurt dhe të justifikuar duket se ka një lloj mungese ekuilibri sa i përket dlirësisë së individëve të ndryshëm. Media ka dhënë shumë dëshmi në këtë rast, që e konfuzojnë më shumë publikun shqiptar sa i përket Reformës në Drejtësi, ku në jo pak raste personazhe të përfolur e kanë kaluar Vetting-un, përkundrejt të tjerëve të papërfolur që se kanë kaluar!! Ndaj një pjesë jo e vogël e shqiptarëve beson se Reforma nuk do të japë rezultatet e duhura, kurse një pjesë më e madhe beson se ndryshimi është tek dera. Kaosin e shton presidenti i vendit Ilir Meta me deklaratat e tij konfuze dhe patetike por edhe me pohimet cinike ndaj reformës. Në orët e fundit, shqetësimi i tij është rritur sepse Komisioni parlamentar i Ligjeve përcolli një mesazh sipas të cilit KLGJ-ja, në raportin që i ka dërguar Kuvendit, ka gjetur një sërë shkeljesh të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), nën kryesimin e kreut të shtetit. Kjo deklaratë, bëri që zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, të reagonte me deklaratën e kryetares Felaj, që sipas tij linin të dyshohet për arrestimin e Metës.

Nga ana tjetër, i gjithë investimi i PS-së për ta shkarkuar presidentin ka krijuar një perceptim se personazhe të saj nuk kanë më frikë nga Reforma. Këtë e përligj protagonizmi ende i deputetëve dhe zyrtarëve të përfolur nga ana e PS-së, që nuk merren të pandehur. Teksa në PD frika është më evidente sepse PD ka hequr dorë nga institucionet duke ia lënë fatit në dorë atë që do ndodhë me të. Në një farë mënyre, ata shpresojnë që duke vazhduar me bojkote të arrihet të pretendohet se gjithçka bëhet dhe do ndodhë për inatet politike të socialistëve. Pritet që denoncimet e opozitës të fillojnë që me arrestet e para duke përcjellë kriza të reja nëse Drejtësia nuk do të jetë shumë e qartë.

PS-ja tashmë ka detyrë më të vështirë sepse duhet të hapet dhe të jetë e përgatitur për ata që Drejtësia shqiptare do të vendosë në bankën e të akuzuarve. Paçka se lirshmëria sesi disa po kalojnë Vetting-un tregon se do të ketë marifete të reja.

Njerëzit po mendojnë sërish për ngërçe të reja dhe me këtë shpjegohet edhe se pse nuk kanë frikë politikanët, që po na përgatisin ngërçe të reja. Ky është lajm i keq dhe e ul disi optimizmin e shefes së ONM-së, Calavera, që pak orë më parë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Poznan të Polonisë, u shpreh se kjo reformë do të garantojë pavarësinë e gjyqësorit për vendin, duke shtuar se ndërkombëtarët duan njerëz në burg. “Sepse kjo do të thotë që me këtë proces, që unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur, Shqipëria do të arrijë në një pozicion fantastik, për të kapur kohën e humbur deri tani. Këtë herë kur ne negociojmë anëtarësimin, ne kërkojmë një historik treguesish. Kjo do të thotë që ne duam të shohim që ligjet të zbatohen, duam të shohim njerëzit në burg, asetet e krimit të sekuestrohen dhe ne duam të kemi mjaftueshëm fakte/prova, jo vetëm ligje, për të demonstruar që sistemi është i konsoliduar”, ka thënë Calavera gjatë fjalës së saj.

Më mirë nuk thuhet dhe duket se ka ardhur koha, por për një gjë publiku është i paqartë: Pse vallë PS dhe PD nuk kanë frikë apo sepse marifetet janë bërë sërish, duke e bërë edhe këtë reformë shumë hibride…të dhimbshme për njerëzit dhe të lehtë për zyrtarët. (Javanews)

 

Next Post
E BUJSHME/ Griezmann nuk lejohet nga Atletico Madrid te Barcelona: Hajde në stërvitje

E BUJSHME/ Griezmann nuk lejohet nga Atletico Madrid te Barcelona: Hajde në stërvitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com