• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një 16-vjeçare punon për kompanitë e huaja nga shtëpia”/ Rama me nxënësit në Kamëz: Programi në shkolla vitin tjetër

by Java News
05/11/2021 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga viti i ardhshëm do nisë të vihet në zbatim plani i qeverisë për të futur në klasat e informatikës leksionet përmes ekranit me profesionistët më të mirë të fushës. Kjo tha Rama, do ndihmojë jo vetëm nxënësit por edhe mësuesit që do mbikëqyrin këtë orë mësimore në ambientet e shkollës.

Rama deklaroi se kjo do të prodhojë më shumë kodues të cilët do futen në tregun ndërkombëtar duke punuar nga shtëpia. Ai përmendi rastin e një vajze 16-vjeçare në Durrës, e cila sipas tij, prej 5 vitesh punon për kompanitë e huaja në Poloni apo Gjermani.

‘Po përgatisim programe të veçanta si do përfshihen artet, sportet dhe zejet në jetën e përditshme të nxënësve. Kemi vendosur edhe një financim jo të vogël për laboratorët. Është fakt që pavarësisht se mund të jenë ndërtuar shumë laboratorë, mjetet e përdorura në laboratorë janë ose mjete modeste ose mungojnë fare. Është e vërtetë ajo që u tha këtu që duhet bërë më shumë për teknologjinë. Jemi të vetëdijshëm që boshllëku është i konsiderueshëm.

Edhe në Shqipëri pavarësisht se nuk pasur sistem të organizuar dhe mbështetje për ata që janë futur në këtë rrugë ka jo pak të rinj që sot punojnë në tregjet ndërkombëtare duke qëndruar në shtëpi. Në një konsultë në Durrës, një vajzë 16-vjeç na tregoi që kishte 5 vjet që punonte për Poloninë, Gjermaninë nga shtëpia me kompjuterin e vet. Që në moshën 11-vjeç. Kjo nuk është e jashtëzakonshme. Këtu është një potencial i jashtëzakonshëm për të rritur punësimin cilësor të të rinjve. Për t’u dhënë mundësi që të kenë paga përtej çdo limiti të kushtëzuar nga pagat. Ne do bëjmë një investim edhe për mësimin e informatikës.

Sot nuk është e nevojshme të jemi në një hapësirë për të shkëmbyer dijen apo për të marrë informacion. Po përgatisim një sistem me mësuesit më të mirë të mundshëm që do japin mësim pa qenë e nevojshme të jenë prezent fizikisht duke bërë që jo vetëm nxënësit të marrin cilësinë më të mirë të mësimit po edhe mësuesit që janë në klasë të rrisin kapacitetin. Këto do fillojnë të  vihen në zbatim nga viti i ardhshëm shkollor sepse kërkojnë përgatitje”, tha Rama.

Ai deklaroi se qeveria po harton një program të posaçëm për artet, sportet dhe zejet në shkolla

“Ajo që ne po bëjmë është se po përgatisim një program të detajuar për artet, zejet dhe sportet në shkollë që nuk është thjesht platformë me orientime për shkollat, por do të jenë të përcaktuara, edhe hapësirat. Jo thjesht shkolla. Shkolla qendër komunitare nuk mund të përdorësh vetëm muret dhe klasat. Duhet të ketë diçka më shumë se kaq”, u shpreh kryeministri.

g.kosovari

Next Post
Jo vetëm dronë ushtarakë, firma nga Turqia fiton tenderin: Do të prodhojë anija partrulluese për Shqipërinë

Jo vetëm dronë ushtarakë, firma nga Turqia fiton tenderin: Do të prodhojë anija partrulluese për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In