• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisma “Një brez, një rrugë” ndihmon vendet në zhvillim

by A R
23/08/2022 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dhjetë vjetët e fundit, Kina është përqendruar në konceptin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit, duke e trajtuar nismën “Një brez, një rrugë” si një platformë praktike për të promovuar zhvillimin e vazhdueshëm global, veçanërisht për të ndihmuar ekonominë e vendeve në zhvillim.

Maputo, kryeqyteti i Mozambikut, është gjithashtu një nga portet më të rëndësishme në Afrikën Lindore. Ura e Gjirit të Maputos, e ndërtuar nga Kina, ka shkurtuar kohën e lidhjes mes dy zonave nga dy orë në dhjetë minuta. Kjo është gjithashtu ura e parë e varur në Afrikë.

Në pjesën veriore të Argjentinës, në rrafshnaltën Gaochari në një lartësi prej 4000 metrash, gjenden të vendosura në rregull 1.2 milionë panele diellore fotovoltaike, duke siguruar energji elektrike për afro 100 000 familje. Edhe ky central fotovoltaik, me kapacitetin më të madh të instaluar në Amerikën e Jugut, është gjithashtu i markës “Prodhuar në Kinë”.

Në Azi, hekurudha Kinë-Laos lidh kryeqytetin Vientianë me qytetin Kunming të Kinës, më shumë se 1000 kilometra larg. Sipas parashikimit të Bankës Botërore, kjo hekurudhë mund të rrisë të ardhurat e përgjithshme të Laosit me 21 %. Në një raport të kësaj Banke vihet në dukje që, deri në vitin 2030, ndërtimi i përbashkët i “Një brez, një rrugë” do ta rrisë tregtinë e vendeve pjesëmarrëse nga 2.8 % në 9.7%, duke sjellë rritjen e tregtisë globale nga 1.7%. në 6.2%, teksa 7.6 milionë veta pritet të dalin nga varfëria ekstreme dhe 32 milionë të tjerë nga varfëria relative.

Në qytetin e vogël Kamoni në Ruandë, Demas është i zënë me rritjen e kërpudhave. Që nga viti 2012, agronomët kinezë kanë trajnuar më shumë se 5000 fermerë për të rritur kërpudha të ndryshme. Demas është një prej tyre. Ai tha: “Pasi nisa këtë biznes, fitova para, bleva tokë, ndërtova një shtëpi të re dhe fëmijët e mi po studiojnë në shkolla të mira.” Nga zbutja e varfërisë nëpërmjet zhvillimit industrial deri në zbutjen e varfërisë nëpërmjet turizmit ose zhvillimit të sektorit ekologjik…… Kina e ka shpërndarë përvojën e vet të nxjerrjes së afro 100 milionë vetave nga varfëria në vendet e mbarë botës.

Sot, shëndetësia, zhvillimi i gjelbër, digjitalizimi, inovacioni dhe fusha të tjera janë bërë pika të reja rritjeje për bashkëpunimin në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”.

Sot, “bashkësia me fate të përbashkëta e njerëzimit” po bëhet një “pikë e nxehtë” e kërkimeve ndërkombëtare. Kina ka vendosur bashkëpunim shkencor dhe teknologjik me 84 vende dhe ka mbështetur 1118 projekte të përbashkëta kërkimore. “Ndërtimi i bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit” është shkruar shumë herë në dokumente të rëndësishme të mekanizmave shumëpalësh, si Kombet e Bashkuara.

Next Post
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi Paolo Fox, ja parashikimi për sot, e martë 23 gusht 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 23 protestues me nga 5 mijë lekë

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 23 protestues me nga 5 mijë lekë

November 16, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi për këtë fillim jave, Jorgo Pulla zbulon çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut

November 16, 2026
SPAK operacion me Francën kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shqiptar

Çështja e pagave të magjistratëve, Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën dhe ia kalon dosjen SPAK-ut

November 16, 2026
Mbi 1 mijë miliardë euro dhe taksa për koorporatat, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së

Forumi i Zgjerimit, Von der Leyen: Shqipëria, progres domethënës drejt anëtarësimit në BE

November 16, 2026
Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, u kap me fishekë, thika dhe sëpatë

Emri/ U ndalua për drogë në kufi, shqiptarja ndërron jetë pas marrjes në pyetje nga policia

November 16, 2026
Çmimi i arit në nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2025

Çmimi i arit në nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2025

November 16, 2026
Berisha akuza të rënda Dumanit: Bleu apartament me 390 €/m², Vettingu thotë se banonte…

“SPAK po mbron Padrinon…”, Berisha sulmon edhe PS: I patë fytyrat e atyre në Asamble?!

November 16, 2026

Shqipëria bëhet me godinë të re në Londër, ku ndodhet prona që kushtoi 3.7 milionë paund?

November 16, 2026
Kontrolle në Kapshticë, dy autobusë kapen me mallra të paligjshme, arrestohet një 55-vjeçar

Kontrolle në Kapshticë, dy autobusë kapen me mallra të paligjshme, arrestohet një 55-vjeçar

November 16, 2026
Putin synon të rishkruajë hartën e sigurisë në Europë, duke shfrytëzuar përçarjet e Perëndimit

Putin synon të rishkruajë hartën e sigurisë në Europë, duke shfrytëzuar përçarjet e Perëndimit

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In