• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisma Adriatiko-Joniane /Rama: Europa është zgjedhja e parë për Shqipërinë! Do të shtyjmë me kokëfortësi përpara

by A R
06/05/2022 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të nismës Adriatiko-Joniane, ku Shqipëria mban kryesimin e presidencës për nismën (NAJ) dhe Strategjinë e BE-së për Rajonin Adriatik dhe Jon (EUSAIR) që nga qershori i vitit të kaluar.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Kryeministri u shpreh se:”Për herë të parë në historinë tonë do të mbahet në Shqipëri kupa e një finaleje europiane. Shumica e pjesëmarrësve të kësaj nisme kanë organizuar një finale europiane dhe doja të theksoja faktin se ky eveniment ishte i pamundur të përfytyrohej pak vite më parë, dua të shtoj se masa e transformimit tonë në këtë cep të botës, pasi dolëm nga përvoja e tmerrshme e diktaturës pasqyron shumë masën e barrës sonë në histori. E shkuara ka qenë më pak bujare me ne, e kësisoj shtegu drejt të ardhmes është më i vështirë, po besoj se shndërrimi që kemi parë në vendin tonë në këto 30 vitet e fundit është i pashembullt kur bëhet fjalë për thellësinë dhe ndikimin real mbi vendin dhe njerëzit.

Kemi një rrugë të gjatë përpara, ku historia na caktoi një izolim shumë të vështirë me një barbari të spikatur dhe shkalla e transformimit që ka përjetuar Shqipëria gjatë kësaj dekade është shumë e madhe.”

“Mundësitë e të sotmes janë po kështu shumë të mëdha. Kjo nismë është diçka që i shtohet nismave gjithnjë e më të shumta të paqes, bashkëpunimi. Ajo që po ndodh në Ukrainë është një mësim i jashtëzakonshëm për ne që të vazhdojmë të ecim në rrugën e paqes, bashkëpunimit për të shmangur rënien në kurthet e së shkuarës. Mësimi i kësaj lufte është një mësim i çmuar për të gjithë ne dhe është një moment shumë i rëndësishëm në historinë tonë për ta bërë gjithçka të mundur për të ecur përpara dhe forcuar bashkëpunimin tonë dhe urave të reja midis njerëzve, fushave të biznesit, artit, kulturës dhe midis shteteve të Bllkanit Perëndimor.
Nuk jemi kaq të vegjël dhe hapësira që mund të krijojmë mund të jetë shumë herë më tërheqëse që aktorët e mëdhenj të na shohin si një tokë me mundësi të jashtëzakonshme edhe për ta” tha Kryeministri.
Ai shtoi se: “Nuk duhet të humbasim lidhjen më Europën, ashtu siç ka thënë shkrimtari jonë i shquar Ismail Kadare: “Europa është e vetmja gjendje e natyrshme e Shqipërisë”

Është detyra jonë që të bëjmë sa më shumë të jetë e mundur që të jemi në Europë për fëmijët tanë. Për ne Europa nuk është një bankomat, për ne mbetet një vend paqeje dhe sigurie dhe jo vetëm kaq është zgjedhja jonë e parë me vullnet të parë në histori. Kemi qenë nën perandori të ndryshme, na është dashur të jetojmë nën flamuj të ndryshëm, po nuk ishte zgjedhja jonë, ishim të detyruar të jetonim në diktaturë dhe t’u përkisnim komuniteteve dhe familjeve politike që nuk i zgjodhëm. Europa është zgjedhja jonë e parë me vullnet të lirë dhe kjo është arsyeja pse me kokëfortësi po shtyjmë përpara dhe nuk po heqim dorë. Plani A,B dhe C për Shqipërinë është Europa”

/a.r

Next Post
“Për votën e emigrantëve do…”/ Gjiknuri për ‘Zgjedhoren’: Për vendoret s’ka mungesa, në parlamentaret e ardhshme duhen disa ndërhyrje

"Për votën e emigrantëve do…"/ Gjiknuri për 'Zgjedhoren': Për vendoret s'ka mungesa, në parlamentaret e ardhshme duhen disa ndërhyrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

March 4, 2026
“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In