• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisja e vitit të ri shkollor, rriten çmimet e mjeteve kancelarike për nxënësit

by S T
24/08/2024 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti i ri mësimor është afër, e teksa pushimet verore duken drejt fundit, kancelaritë kanë nisur furnizimet për mjetet shkollore, që pritet të shiten me të njëjtat çmime të përafërta si një vit më parë.

“Paketat shkojnë në varësi të kërkesës, por një paketë minimale kushton 3000 lek të reja, që përfshin mjetet bazë, lapsa, lapsa me ngjyrë, stilolapsa, kuleta, set vizoresh, fletore. Një nxënësi i duhen dy tre fletore për lëndë minimumi. Këto nga eksperienca i marrin çdo vit të reja”, tha Mirela Zefi, punonjëse në një kancelari shkollore.

Mirëpo prindërit nuk shfaqin nxitim në përzgjedhjen e paketës shkollore për fëmijët e tyre; duke blerë si fillim gjëra bazike, e më tej me nisjen e shkollës plotësojnë edhe listën përfundimtare në bazë të kërkesave të mësuesve dhe dëshirave të nxënësve.

“Çfarë ndodh? Nga eksperienca fëmijët shkojnë në shkollë dhe në klasë shikojnë që një fëmijë tjetër, një shok apo shoqe kanë diçka që ata se kanë e atyre ju pëlqen, e do shkojnë në shtëpi e do ua kërkojnë “dua një kuletë si ajo!”. Pra megjithëse prindërit marrin masa që i blejnë mjetet para fillimit të vitit shkollor, blerjet vazhdojnë edhe pas me të njëjtin ritëm… Fëmijët e vegjël kanë preferenca që ti marrin me personazhe, mjete të animuara”, tha Zefi.

Vetë prindërit shprehen se janë të detyruar të përmbushin preferencat e fëmijëve, sepse ndodh të ndikohen nga zgjedhjet e bashkëmoshatarëve, ndërsa tregojnë se caktojnë një buxhet specifik…

-Do i blini çfarë ka nevojë apo do plotësoni edhe dëshirat e fëmijës?

“Po edhe dëshirat, se ky është nxënës ekselent. Pastaj çdo gjë me llogari. Kush është ekonomiqar i bën të gjitha, kaq duhen për qejf, kjo për libra e për shkollë. Megjithëse është cikël i ulët ende, duket sikur është më i rritur dhe vetë fëmija ka kërkesa më shumë”, tha një prind./ Top Channel

Next Post
Forcat Speciale, stërvitje të përbashkët me trupat amerikane

Forcat Speciale, stërvitje të përbashkët me trupat amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In