• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisin punimet për Rr. “Besnik Hidri”,  Veliaj: Për 2018-n buxhet më të lartë për Njësinë 11

by A R
18/11/2017 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër zonë me ndërtime informale në Tiranë po urbanizohet plotësisht. Rrugë të shtruara që zëvendësojnë baltën e dimrit dhe pluhurin e verës, ndriçimi e infrastruktura nëntokësore, do t’ia ndryshojnë pamjen njërës prej zonave të lëna pas dore prej 25 vitesh në Njësinë 11. Bashkia e Tiranës nisi rikonstruksionin e plotë të Rr. “Besnik Hidri”, që ndodhet në kufi me zonën e Laknasit, ku jetojnë familje të ardhura kryesisht pas viteve ‘90.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Rakip Suli, tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur para banorëve. “Dua t’i falenderoj të gjithë banorët që e kanë ngritur këtë shqetësim, duke e përfshirë në buxhetin e vitit të kaluar. Nëse Tirana do të kishte një qytet të dytë, ky do të ishte Njësia 11. Njësia është shumë e madhe, por dhe problematika është shumë e madhe, e mbartur ndër vite. Gjithë zona e Institutit Bujqësor, zona e Bregut të Lumit, problemet që kanë pasur me rrjetin, mungojnë që nga viti ‘60-70.  Çfarë nuk është bërë në 50-60 vite është shumë e vështirë të bëhet në 5-6 muaj, por duhet t’ia fillojmë”, tha Veliaj.

Krahas ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve që do të përballojë shtimin e banorëve edhe për vitet e ardhshme, në të dy anët e Rr. “Besnik Hidri”, projekti parashikon zëvendësimin e mureve aktualë rrethues të banesave me mure dhe kangjella dekorativë, të cilat përmirësojnë anën estetike dhe rrisin vlerën e pronës. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi banorët për bashkëpunimin e treguar për të tërhequr vullnetarisht muret rrethues të banesave, që i hap rrugë urbanizimit të gjithë zonës. “Më vjen mirë që në këtë komunitet kemi pasur bashkëpunim, pra njerëzit janë gati ta largojnë një metër avllinë që të lirojnë një trotuar për fëmijët e tyre. Të parët që përfitojnë janë ata vetë, shtëpia u del në dritë, ka më shumë vlerë, fëmijët ecin të sigurt. Po të vazhdojmë me këtë mentalitet, me kulturë dhe infrastrukturë, do e kemi Tiranën që duam”, deklaroi ai.

Pas përfundimit të projekteve të mëdha infrastrukturore në qendër, vëmendja po përqendrohet edhe në periferi të qytetit, për të zbutur diferencat dhe për të garantuar shërbime e trajtim të barabartë. Veliaj theksoi se paralelisht me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, do të punohet për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e institucioneve të reja arsimore. “Lajmi i mirë është se pasi mbaruam dy vitet e para  punët me qendrën, me sheshin “Skënderbej”, me Bulevardin, me Parkun Olimpik, me Pazarin e Ri, me stadiumin, tani mund të fokusohemi në periferi. Lajmi i mirë është që Bashkia në këto dy vitet e fundit do dalë në periferi shumicën e kohës. Jo vetëm për rrugë dhe infrastrukturë, por pothuajse të gjitha shkollat e reja do t’i kushtohen zonave periferike për t’u siguruar që një fëmijë, merr të njëjtin trajtim dhe të njëjtën cilësi mësimdhënie si në Bllok, ashtu edhe te Bregu i Lumit”, tha kreu i Bashkisë.

Duke u ndalur në diskutimet për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, Veliaj bëri të ditur se Njësia 11 do të jetë një nga përfitueset më të mëdha. “Kemi filluar një seri konsultimesh në komunitet. Mezi pres që me buxhetin e ri të kemi sërish një buxhet më të lartë për njësinë 11, për Laprakën, për Institutin, për Bregun e Lumit dhe besoj që nëse do vazhdojmë me këtë efiçencë, siç e ftilluam Tiranën në qendër për dy vjet, për dy vjet do ftillojmë edhe Tiranën periferike”, theksoi ai.

Deputeti i PS, Rakip Suli, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për vëmendjen e treguar ndaj kësaj zone, duke zgjidhur një problem 25-vjeçar të mungesës totale të infrastrukturës. “Aty ku flet puna, mbarojnë fjalët. Në Bashkinë e Tiranës sot flet puna. Me këtë investim, kjo lagje merr tjetër jetë për faktin se pas përfundimit të investimeve edhe kjo lagje do bëhet si pjesë e Tiranës”, tha deputeti Suli.

Ndërtimi i Rrugës Besnik Hidri”, parashikon zgjerimin e saj dhe ndërtimin e  trotuareve, punime nëntokësore, ndriçim dhe vendosjen e sinjalistikës, duke rritur parametrat e sigurisë për qytetarët e këtij komuniteti.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

November 26, 2026
Dogana e Tiranës bëhet me drejtues të ri, e prezanton vetë kreu i institucionit, Fation Shehu!

Dogana e Tiranës bëhet me drejtues të ri, e prezanton vetë kreu i institucionit, Fation Shehu!

November 26, 2026
UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës -

Hije skandali mbi klubet shqiptare, dyshime për shitje ndeshjesh dhe sinjalizime nga UEFA! Ja çfarë rrezikojnë

November 26, 2026
Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

November 26, 2026
“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë”- Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra! S’kam ndërhyrë te SPAK, misioni im…

“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë”- Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra! S’kam ndërhyrë te SPAK, misioni im…

November 26, 2026
Hidhet shorti i Europianit U21, Shqipëria në grupin e “ferrit”, mes dy gjigantëve dhe Finlandës!

Hidhet shorti i Europianit U21, Shqipëria në grupin e “ferrit”, mes dy gjigantëve dhe Finlandës!

November 26, 2026
Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

Akte sabotazhi në Europë nga Moska, studimi: Godet infrastrukturën kritike dhe dobëson mbështetjen për Ukrainën!

November 26, 2026
DEBATET/ Tabaku: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, mos i votoni! Manja: Nuk është pezulluar i gjithë akti normativ! Retorikë për adrenalinë

DEBATET/ Tabaku: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, mos i votoni! Manja: Nuk është pezulluar i gjithë akti normativ! Retorikë për adrenalinë

November 26, 2026
E pazakontë/ Shnajder nxjerr gjithçka në shitje, në ankand, edhe kujtimi i finales së Botërorit!

E pazakontë/ Shnajder nxjerr gjithçka në shitje, në ankand, edhe kujtimi i finales së Botërorit!

November 26, 2026
Nga vëllezërit Konica te brezat e sotëm, ministri Hoxha çel ciklin e ligjëratave: Idetë formësuan diplomacinë shqiptare!

Nga vëllezërit Konica te brezat e sotëm, ministri Hoxha çel ciklin e ligjëratave: Idetë formësuan diplomacinë shqiptare!

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In