Vajzat që janë bërë banore të reja në edicionin e këtij viti të Big Brother Albania, i cili filloi mbrëmë kanë filluar të njihen mes vete.
E për tu njohur më mirë ato kanë bërë një sfidë të vështirë të cilës ia lanë emrin “Sfidë apo pyetje”.
Në mesin e pyetjeve disa ishin më të buta por disa tejet provokuese, por për këtë vajzat duhet të përgjigjen apo të pranojnë sfidën nga konkurrentet tjera.
Donjeta është pyetur nga Xheni nëse kishte pasur marrëdhënie ne ndonjë femër, por ajo e mohoi këtë gjë.
Armela kishte vendosur të qëndroi anash nga kjo lojë, ndërsa vajzat tjera ishin në lojë.
Donjeta u detyrua të pranonte se nuk ishte në lidhje tash e 6 muaj, ndërsa këtë gjë ua ktheu duke e pytur Sidritën se kur kishte qenë koha e fundit që ajo ka bërë marrëdhënie seksuale.
“Në dhjetor” tha Sidrita, e cila në garën e ‘Vëllait të Madh’ ka hyrë si single.