• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/Historia e kosovares që luftoi kundër serbëve, por që akuzohet për krime lufte

by Java News
20/03/2017 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elfete Veseli është kosovarja që luftoi në anën e boshnjakëve gjatë luftës në Sarajevë. Zvicra është duke e konsideruar seriozisht ekstradimin e saj te autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës, përderisa ajo ndiqet për vrasjen brutale të një djali serb 12 vjeç. Elfete Veseli është një rast i rrallë i një gruaje të dyshuar për krime luftë në konfliktin jugosllav. Ajo ka lindur në vitin 1960 në Kosovë, por ka jetuar në Bosnjë dhe Hercegovinë në fillim të luftës, luftë kjo nga e cila kanë humbur jetën 100 mijë njerëz.

Sipas medieve ballkanike, Veseli u arrestua në kantonin zviceran të Neuchatel në nëntor si dhe ekstradimi i saj në Bosnjë dhe Hercegovinë pritet “së shpejti, kur të plotësohen kushtet teknike” ka bërë të ditur një prokuror në Sarajevë, përcjell Gazeta Metro. Veseli dyshohet se e ka vrarë djalin 12 vjeç serb, Slobodan Stojanoviq në Zvornik të Bosnjës.

Djali dhe prindërit e tij ishin duke ikur nga forcat myslimane, kur për një moment ai ishte kthyer të merrte qenin e tij dhe pastaj nuk e kishin parë më të gjallë. “Nuk do ta harroj asnjëherë ditën e 16 qershorit të vitit 1993, kur isha thirrur në Zvornik për të identifikuar tim bir”, thotë babai i të ndjerit, Ilija Stojanoviq.

Një zyrtar i lartë në Ministrinë e Drejtësisë në Zvicër tha se Veseli mund të ekstradohet në çdo moment. Elfete Veseli kishte luftuar krahë për krahë me Naser Oriq, i cili u kap nga gjykata e Hagës për krime lufte në vitin 2008, dhe është ende duke u gjykuar për krime lufte kundër serbëve të Bosnje dhe Hercegovinës/a.ç

Next Post
Kur të mbetet droga në derë 8 muaj para zgjedhjeve

“3 pikëshi” i Nishanit në garën për kreun e PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

November 9, 2026
“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

November 9, 2026
Mblidhet Komisioni për Reformën Territoriale! Çfarë propozon opozita?

Reforma “Administrativo-Territoriale 2”, zbulohen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar!

November 9, 2026
Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

November 9, 2026
SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH!

SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH!

November 9, 2026
“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

“Prisni se nuk ka mbaruar”- Zgjedhja e kreut të PD në Korçë, Spaho: Kjo është çorba e përgatitur nga Flamur Noka dhe Berisha, ç’të mbjellësh…

November 9, 2026
Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

November 9, 2026
Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

November 9, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In