Ka nisur operacioni për prishjen e ndërtimeve të shtuara në pallatet e Bllokut të Orizit në Vlorë, duke i hapur rrugë rehabilitimit të plotë të kësaj zone.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga operacioni i prishjes së shtesave.
Përmes një postimi, Rama deklaroi se ndërhyrja synon të krijojë kushtet për rehabilitimin e plotë të Bllokut të Orizit.
“Ka nisur prishja e shtesave të pallateve, duke i hapur rrugë rehabilitimit të plotë të Bllokut të Orizit në Vlorë”, shkruan Rama.











