• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisin ndërtimi i TAP, Rama: Sjell 1 miliard euro, 1700 të punësuar

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP). Hapja e kanaleve për shtrirjen e tubacioneve ka nisur nga Fieri, ndërkohë që gazsjellësi përshkon territorin shqiptar nga Fieri e deri në Devoll.
Kryeministri Edi Rama u shpreh në ceremoninë e inaugurimit të punimeve të TAP, se ky gazsjellës sjell në ekonominë shqiptare rreth 1 miliard euro. Kryeministri vlerësoi se ky projekt gjeneron 1700 vende të reja pune me paga deri në 600 euro.

“Ky gazsjellës sjell avantazhe të panumërta që e tejkalojnë misionin e tij bazë. Punimet vazhdojnë prej dy vitesh me një ritëm shumë të kënaqshëm. Mjafton të them disa prej tyre, TAP ka rehabilituar afro 100 km rrugë, në zonat e Korçës, Çorovodës dhe Fierit. Ka ndërtuar 2 ura të reja, dhe ka rehabilituar 42 ura të tjera. U ka dhënë punë më shumë se 1700 personave, prej të cilëve, 90% janë shqiptarë me një pagë mesatare 600 euro. Në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, është përditësuar dhe rritur numri i përfituesve nga shpronësimet e truallit ku do të kalojë gazsjellësi.

Mjafton të theksoj që sëbashku kemi plotësuar dokumentacionin për 13 mijë parcela me 17 mijë ha, me 25 mijë përfitues.

Sot TAP hyn në një fazë shumë të rëndësishme të punimeve të tij. Janë 215 km përmes të cilave do të përshkojë Shqipërinë. Në aspektin e atyre avantazheve që ne kemi nga ky operacion, numri i të punësuarve do të rritet në 4200. Dhe vetëm nga procesi i ndërtimit do të gjenerohen në 2017-ë, 57 milionë euro për Prodhimin e Brendshëm Kombëtar të Shqipërisë. Rrjedhja e gazit do të nisë në vitin 2020. TAP pritet të rrisë 161 mln euro në vit Prodhimin e Brendshëm Kombëtar, ndërsa ekonomia jonë në 20 vitet e ardhshme do të përftojë 1 miliard euro vetëm nga ky projekt”, u shpreh Rama.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, u shpreh në fjalën e tij se për ndërtimin e TAP sjell përfitime edhe për Bashkimin Europian. Ai kërkoi nga BE mbështetjen me fonde të vendeve të Europës Juglindore.

“Shpresoj që ky projekt të sjellë të mira jo vetmë për rrajonin, por patjetër BE, duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje Europës Juglindore për interkoniktivitetin e këtij rajoni. Ky projekt është një tullë shumë e rëndësishme për këtë infrastrukturë të sigurisë“, u shpreh Gjiknuri.

ma.me
Next Post
Ornela Çuçi: Mbroj Ligjin e Mbetjeve si eksperte, çuditem pse nuk prononcohet Jamambër Malltezi

Ornela Çuçi: Mbroj Ligjin e Mbetjeve si eksperte, çuditem pse nuk prononcohet Jamambër Malltezi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In