• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nisi si shaka, përfundoi në tragjedi/ Vetëvritet 10-vjeçari në Shkodër, inskenonte video për ‘Tik Tok’

by
06/05/2021 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në njësinë Guri i Zi, pjesë e bashkisë Shkodër. Një 10-vjeçar me inicialet N.Y ka humbur jetën në mënyrë aksidentale, pasi po tentonte të bënte një video sikur po vetëvritej me qëllimin për ta hedhur në rrjetin social Tik Tok.

Sipas burimeve, kjo tentativë e vetëvrasjes së 10-vjeçarit, e nisur si një shaka, ka përfunduar në një tragjedi për atë, familjen e tij, të afërmit dhe rrethin shoqëror.

Sipas burimeve, shtetasi N.Y. ndodhej i vetëm në atë moment, kur po tentonte të realizonte këtë video dhe papritur diçka nuk ka shkuar mirë për të, duke bërë që të humbë jetën në vetëm pak minuta.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të vetëvarur 10-vjeçarin, i cili ishte nxënës i shkollës “Atë Gjon Karma” në njësinë Guri i Zi. Menjëherë familjarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë e pamundur, pasi ky fëmijë kishte humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta policie dhe pas këqyrjes së vendit të ngjarjes nga hetimet paraprake rezulton se 10-vjeçari me inicialet N.Y ka dashur të bëjë një video në Tik Tok sikur po vetëvritej, por mjeti ku ai kishte hipur ka lëvizur dhe në këtë mënyrë ka mbetur i varur në pamundësi për të gjetur një rrugë shpëtimi.

Forcat e policisë vijojnë hetimet për të nxjerrë shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila shokoi banorët e Gurit të Zi, por edhe më gjerë. Burime nga shkolla ku ai bënte mësim bëjnë të ditur se 10-vjeçari nuk ka qenë një fëmijë problematik, përkundrazi është cilësuar si një fëmijë i zgjuar dhe me shkathtësi, por edhe një nxënës i mirë në mësime. Të shokuar kanë mbetur edhe mësuesit e shkollës, si dhe nxënësit e tjerë, të cilët kanë mësuar fatin e keq të bashkëmoshatarit të tyre.

Next Post
“Kujdes nga grindjet në familje” parashikimi ditor i Horoskopit, ja cila shenjë s’do i ketë punët mirë

Shenja më me fat e horoskopit për ditën e nesërme, 7 maj 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In