• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani uron Pashkët katolike: Kjo ditë na gjen në rrugën drejt familjes evropiane!!

by A R
27/03/2016 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Presidenti i Republikës ka uruar sot shqiptarët me rastin e Pashkëve Katolike. Në një e-mail shpërndarë për mediat, Bujar Nishani thekson se detyra jonë është për brezat që do vijnë pas nesh.
Presidenti komenton edhe shenjtërimin e Nënë Terezës si shembulll sesi një vend i vogël i jep shumë mbarë globit.
 
“Kjo ditë e ringjalljes së besimit, i gjen shqiptarët të bindur se hap pas hapi do të shënojmë përparime në rrugëtimin tonë drejt familjes së madhe evropiane” – shkruan Nishani.
Mesazhi i plotë:
“Të dashur besimtarë katolikë!
Me rastin e kremtimit të Festës së Pashkëve, ditës kur të mbarë katolikët ripërtërijnë besimin e tyre tek Biri, Ati dhe Fryma e Shenjtë, dëshiroj t’ju uroj të gjithëve mbarësi, paqe dhe lumturi!  
Ju uroj nga zemra në këtë ditë të bekuar që të gjeni e të ripërtërini kurajën, forcën, besimin dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë si qenie njerëzore e për të shpalosur vlerat e vërteta të shqiptarizmës!
Festa e Pashkëve, kjo ditë e ringjalljes së besimit, i gjen shqiptarët të bindur se hap pas hapi do të shënojmë përparime në rrugëtimin tonë drejt familjes së madhe evropiane. Ky vit shënon edhe shenjtërimin e bijës më të madhe dhe shembullit mbarëbotëror të mirësisë dhe humanizmit altruist – atë të Nënë Terezës nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku I – gjë që do të japë shembullin më dinjitoz dhe më frymëzues se sa vlera dhe dinjitet përfaqëson kombi i vogël shqiptar për mbarë njerëzimin në rrafsh global.
Të gjithë besojnë fort tek mirësia, tek paqja mbi dhé dhe disa prej nesh madje shpresojmë me gjithë shpirt edhe tek bota e përtejme, ku vlerat e vërteta e të qashtra njerëzore gjykohen dhe vlerësohen nga i Plotfuqishmi. Detyra dhe përgjegjësia jonë në këtë jetë është që të përpiqemi me të gjitha forcat dhe mundësitë tona për ta merituar këtë shpresë dhe një jetë sa më të mirë, edhe për brezat që do të vijnë pas nesh.
Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e shenjtë të Pashkëve!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar.
Next Post

Deputetë e Jugut kritika Kokëdhimës: Ke zëvendësuar strukturat e partisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In