• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani uron besimtarët për Ramazanin: Kjo sakrificë, një gur prove për besimin tuaj

by Java News
05/06/2016 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Presidenti Bujar Nishani ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë për një agjërim të lehtë si dhe për të unifikimin e shpirtrave të tyre.

“Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë si dhe të gjithë Ju që respektoni dhe e praktikoni besimin mysliman!

Sonte nis për të gjithë Ju periudha e sakrificës dhe e reflektimit, e vetëpastrimit shpirtëror dhe e devotshmërisë ndaj të Plotfuqishmit: Muaji i shenjtë i Ramazanit.

E nesërmja shënon për të gjithë Ju një ditë sa të veçantë shpirtërisht, aq edhe të vështirë fizikisht.

Me këtë rast dëshiroj t’Ju uroj përzemërsisht dhe me sinqeritet të thellë fillimin e mbarë të kësaj Feste kurorëzuese të besimit Tuaj të palëkundur!

Ky Muaj i shenjtë dhe i pakrahasueshëm shënon sakrificën më sublime njerëzore ndaj besimit të palëkundur për Krijuesin, për ligjet e patjetërsueshme dhe rregullat hyjnore, të cilat kthjellojnë shpirtrat e përkushtuar dhe pastrojnë e qetësojnë mendjet e trazuara të besimtarëve myslimanë në mbarë botën, duke i bërë edhe më të vetëdijshëm për mrekullinë e besimit dhe rëndësinë e vlerave të tij.

Sakrifica e Ramazanit është festa fetare, por njëkohësisht edhe guri i provës së besimit të njerëzve ndaj besëlidhjes së tyre me Zotin e Plotfuqishëm, që e tregojmë dhe e vërtetojmë nëpërmjet sakrificave të përditshme e të vullnetshme besnike përgjatë një muaji të tërë.

Le të shërbejë ky Muaj i shenjtë për të gjithë Ju besimtarë myslimanë, që të lini mënjanë ndasitë, t’i bëni thirrje ndërgjegjes suaj për të përmbushur më së mirë detyrimet dhe përgjegjësitë njerëzore dhe fetare, për t’iu shmangur veseve dhe dobësive, për t’iu gjendur me më shumë dashuri dhe përkujdesje njëri-tjetrit dhe të afërmve tuaj si dhe për të vënë në piedestal e për t’iu falur vetëm vlerave të vërteta e të pastra njerëzore.

Ju uroj nga zemra një agjërim sa më të lehtë gjatë Muajit të Ramazanit dhe njëkohësisht mendje sa më të kthjellëta e shpirtra sa më të kulluar!”

Next Post

Kotzias do të pritet me protesta në Tiranë/ “ Jam shqiptar i Çamërisë, ekzistoj”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In