• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nishani – Sewall: Shqipëria e angazhuar në antiterrorizëm

by
18/05/2015 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Dr. Sarah Sewall, e cila po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri dhe do të marrë pjesë në Samitin e parë Rajonal të Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen dhe falënderimet në emër të shtetit shqiptar për ndihmën e gjithanshme dhe të vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve si dhe për mbështetjen në anëtarësimin e vendit në NATO. Kreu i Shtetit përshëndeti edhe njëherë nënshkrimin e dokumentit të Partneritetit Strategjik mes dy vendeve, duke e konsideruar atë një dokument shumë të rëndësishëm për intensifikimin e dialogut politik për të gjitha çështjet me interes strategjik si dhe e garantoi zyrtaren e lartë amerikane se Shqipëria do të jetë gjithmonë një aleate e vendosur dhe e sinqertë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Republikës e informoi gjithashtu Nënsekretaren Sewall për angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe adresimin e çështjes së të ashtuquajturve “luftëtarë të huaj të shtetit islamik ISIS/ISIL”, duke u ndalur në: koordinimin mes agjencive të specializuara ligj-zbatuese në Shqipëri; masat e marra për përmirësimin e legjislacionit përkatës; identifikimin dhe adresimin e faktorëve lokalë e socialë në parandalimin e rekrutimit dhe radikalizimit; si dhe në bashkëpunimin me vendet e tjera partnere të rajonit apo edhe më gjerë.

Duke vlerësuar rolin lider të Shteteve të Bashkuara në koalicionin e luftës kundër terrorizmit si dhe partneritetin mes dy vendeve për adresimin e ekstremizmit dhe radikalizmit në nivel lokal dhe global, Kreu i Shtetit shprehu besimin se, bazuar në traditën më të mirë të harmonisë fetare, Samiti i Parë Rajonal që do të zhvillohet në Tiranë, në dy ditët e ardhshme, për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm do të përcaktojë qartë piketat e ardhshme të bashkëpunimit mes aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë si dhe do të përpunojë strategjitë e nevojshme për adresimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Zyrtarja amerikane, nga ana e saj, shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për vullnetin e demonstruar nga Shqipëria në organizimin e Samitit të Parë Rajonal për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm si dhe theksoi nevojën e zhvillimit të një plani veprimi kombëtar për adresimin e këtyre sfidave.

Me interes u bisedua edhe mbi zhvillimet më të fundit rajonale, ku Presidenti i Republikës tërhoqi vëmendjen për rreziqet që vijnë nga prishja e marrëdhënieve ndëretnike. Duke ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të politikës së jashtme të Shqipërisë në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kreu i Shtetit u shpreh se: “roli dhe prezenca e Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbeten jetësore dhe të pazëvendësueshme”.

Next Post

Treni më i shpejtë në botë arrin shpejtësinë ... - Foto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In