• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani pritet nga mbreti i Jorndanisë: Intensifikojmë marrëdhëniet dypalëshe

by A R
05/10/2016 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në kuadrin e vizitës shtetërore në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë u prit sot Mbreti Abudllah II Ibn Al Hussein. Pas nderimeve dhe ceremonive të rastit, Presidenti Nishani zhvilloi një takim të veçantë kokë më kokë me Madhërinë e Tij dhe më pas, krerët e të dy vendeve kryesuan takimin e zgjeruar mes dy delegacioneve.

Presidenti Nishani vuri në dukje kënaqësinë për realizimin e kësaj vizite të parë zyrtare në nivel Kreu Shteti në Jordani, si dhe shprehu vlerësimin pozitiv për vullnetin e përbashkët për të intensifikuar marrëdhëniet politike mes dy vendeve në vitet e fundit. Duke iu referuar edhe vizitës së Mbretit të Jordanisë një vit më parë në Shqipëri, Presidenti Nishani, theksoi se shkëmbimi i vizitave në këto nivele jo vetëm që shpreh dëshirën dhe vullnetin politik për t’i forcuar dhe zgjeruar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve, por ka ndikuar ndjeshëm në nxitjen e institucioneve të të dy vendeve për të vlerësuar dhe eksploruar më mirë mundësitë e bashkëpunimit, veçanërisht në sektorë të veçantë të ekonomisë dhe të sistemit shëndetësor. “Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve po mbyllin dekadën e tretë të lidhjes së tyre, por intensifikimi i shkëmbimit të vizitave në nivele të larta politike gjatë viteve të fundit po ndikon ndjeshëm në forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe dy popujve.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu se bashkëpunimi ekonomik e tregtar nuk i përgjigjet nivelit aktual të bashkëpunimit politik, duke shprehur bindjen se nga institucionet e të dy vendeve do të bëhet më shumë për të nxitur nivelin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe për të përmirësuar kuadrin e përbashkët ligjor, që do të inkurajonte më shumë këtë bashkëpunim.

Kreu i Shtetit vlerësoi iniciativat më të fundit të ndërmarra nga institucionet e të dy vendeve në këtë drejtim, duke theksuar se asgjë nuk mund ta pengojë veçanërisht konkretizimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, energjisë, bujqësisë, arsimit e shkencës dhe në fusha të tjera me interes për të dy vendet. Të dy Krerët e Shteteve ranë dakord për të inkurajuar strukturat qeveritare, por edhe ato parlamentare për të eksploruar sa më mirë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vijuar me ide e projekte konkrete.

Presidenti Nishani shprehu gjithashtu mirënjohjen për interesin e treguar nga Mbreti Abdullah II Ibn Al Hussein për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në këto momente kur rajoni dhe Evropa janë të kërcënuara nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. Kreu i Shtetit shqiptare falënderoi Mbretin e Jordanisë për mbështetjen e dhënë për pavarësinë e Kosovës, si përmes njohjes direkte në vitin 2009 si vendi i parë i Lindjes së Mesme që ndërmori këtë akt, ashtu edhe në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, duke theksuar se faktet sot tregojnë qartë se, Pavarësia e Kosovës i ka shërbyer paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore, por jo vetëm.

Mes dy Kryetarëve të Shteteve u bisedua edhe për çështjet e ndryshme të sigurisë dhe të bashkëpunimit në këtë kuadër, ku ndër të tjera u vlerësua bashkëpunimi mes institucioneve të specializuara në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Presidenti Nishani vlerësoi rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që Mbreti Abdullah II dhe Jordania kanë dhënë për ruajtjen e paqes dhe forcimin e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe në nivel global.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, në kuadrin e vizitës shtetërore në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, u takua sot edhe me Kryeministrin e Vendit Dr. Hani Al Mulki, si dhe me Presidentin e ri të Senatit, Feisal Al Fayez.

Presidenti Nishani edhe në takimin me autoritetet e larta jordaneze evidentoi kënaqësinë e realizimit të kësaj vizite në Jordani, si dhe theksoi nevojën e ngushtimit të diferencës mes bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe atij shumë të mirë politik mes dy vendeve.

Ashtu si edhe në takimin me Mbretin e Jordanisë, Presidenti Nishani edhe në takimin me Kryeministrin Al Mulki, vlerësoi iniciativat më të fundit të ndërmarra nga institucionet e të dy vendeve për forcimin e bashkëpunimit në fusha konkrete, si dhe për vullnetin dhe interesimin e shprehur për përmirësimin e kuadrit të përbashkët ligjor në funksion të këtij bashkëpunimi.

Ndërsa në takimin me Presidentin e Senatit Al Fayez, Presidenti Nishani u shpreh se përtej vullnetit politik që tashmë është i shprehur qartë, ekzistojnë të gjitha mundësitë që shkëmbimet parlamentare të rriten e forcohen. “Iniciativat parlamentare kanë një rol të dorës së parë në forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve e të dy popujve.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Çështjet e bashkëpunimit rajonal, të sigurisë dhe të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm u bënë pjesë e bisedave edhe me dy autoritete e larta jordaneze, ku Presidenti Nishani theksoi vendosmërinë e Shqipërisë dhe institucioneve të saj për të qenë pjesë aktive e luftës kundër terrorizmit, si dhe vijuar me programe të veçanta edukimi për komunitetet e prekura nga fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm./a.m.

Next Post
Bateristi i Metallica-s kthehet në vendlindje nëse Trump bëhet president

Bateristi i Metallica-s kthehet në vendlindje nëse Trump bëhet president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje të forta fizike! Çfarë ndodhi në protestën e opozitës?

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje të forta fizike! Çfarë ndodhi në protestën e opozitës?

April 17, 2026
Protesta e opozitës, Gazment Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Edi Rama ka humbur qetësinë!

Protesta e opozitës, Gazment Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Edi Rama ka humbur qetësinë!

April 17, 2026
Berisha mbërrin në QSUT, viziton deputetët dhe protestuesit e lënduar

Berisha mbërrin në QSUT, viziton deputetët dhe protestuesit e lënduar

April 17, 2026
Protesta e PD, reagon Balla: Përdorimi i flamurit kombëtar nga Berisha për të lajmëruar hedhjen e molotovëve, ‘vulë turpi’

Protesta e PD, reagon Balla: Përdorimi i flamurit kombëtar nga Berisha për të lajmëruar hedhjen e molotovëve, ‘vulë turpi’

April 17, 2026
Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng nga një pakicë që përdor të miturit për të fshehur dështimet

Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng nga një pakicë që përdor të miturit për të fshehur dështimet

April 17, 2026
Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

April 17, 2026
Incidentet në protestën e PD, disa persona marrin ndihmë mjekësore

Protesta e Berishës, bllokohet Rruga e Elbasanit në kryeqytet! Radhë e gjatë automjetesh të ngecura në trafik

April 17, 2026
Molotov dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn menjëherë dhe shoqëron protestuesit

“Sulme çnjerëzore”, Berisha reagon sërish për tensionet në protestë

April 17, 2026
Dështon skenari i opozitës! Kapet sasia e lartë e molotovëve të pashpërthyer, mbi 20 të shoqëruar në polici

Dështon skenari i opozitës! Kapet sasia e lartë e molotovëve të pashpërthyer, mbi 20 të shoqëruar në polici

April 17, 2026
“Marrëdhëniet me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”/ Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacion i preferuar për të rinjtë spanjollë

“Marrëdhëniet me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”/ Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacion i preferuar për të rinjtë spanjollë

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In