• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani pret Presidenten e Maltës, nëshkruajnë marrëveshje për integrimin në BE

by Aalison Pearse Stevens
17/02/2016 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i uroi sot në një ceremoni zyrtare mirëseardhjen në Shqipëri Presidentes së Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, në kuadër të vizitës shtetërore në vendin tonë.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes në selinë e Presidences dhe ekzekutimit të himneve kombëtare, Presidenti Nishani dhe Presidentja Preca, zhvilluan një takim kokë më kokë e më pas, në krye të delegacioneve përkatëse, vijuan bisedimet zyrtare.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe asaj të Maltës mbi “Përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së Shqipërisë në BE”, dy presidentët dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kreu i shtetit, Bujar Nishani tha se gjatë takimit me homologen Marie-Louise Coleiro Preca u konfirmua mbështetja e Maltës për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndër të tjera, Nishani e siguroi presidenten e Maltës se bizneset malteze do të jenë të mirëpritura në Shqipëri.

“Përfitova nga rasti t’i uroj presidentes suksese në përgatitjen për herë të parë nga Malta të drejtimit të Bashkimit Evropian në vitin e ardhshëm. U konfirmua mbështetja e Maltës për hapjen e negociatave të aderimit të Shqipërisë në BE. Shkëmbyem pikëpamjet për një sërë çështjesh me karakter dypalësh, rajonal dhe shumë palësh. E sigurova presidenten se bizneset malteze do të jenë të mirëpritura në Shqipëri. Një pjesë e mirë e bisedës iu kushtua edhe zhvillimeve në rajonin e Mesdheut.”- deklaroi presidenti Nishani.

Presidentja malteze Marie-Louise Coleiro Preca shprehu mirënjohjen për mikpritjen në Shqipëri duke theksuar nevojën e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në sektorët kyçë. Preca gjithashtu deklaroi se Malta mirëpret dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në.

“E falënderoj shkëlqesinë e tij dhe shpreh mirënjohjen për mikpritjen. Jemi shumë të kënaqur që kemi mundësinë të konsolidojmë marrëdhëniet mes dy vendeve. Fuqia e kuadrit ligjor mes dy palëve tregon përkushtimin tonë për të fuqizuar marrëdhëniet. Malta e ka deklaruar mbështetjen e saj për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE. Presidenca e Maltës e 2017-ës ka folur për procesin e zgjerimit. Malta e mirëpret dhënien e statusin kandidat për hapjen e negociatave”, nënvizoi Preca.

Gjithashtu ajo shprehu gatishmërinë për mbështetje teknik për për reformën institucionale. “Jam e bindur se do të kemi edhe zgjerim të marrëdhënieve mes biznesit. Kjo vizitë do të na bëjë të kuptojmë potencialet e zhvillimit në sektorët kyçë. Bindjet tona të sinqerta nga të dyja palët do të na japin një bashkëpunim afatgjatë. Malta e ka njohur aspiratën e Shqipërisë. Ne do vazhdojmë ta mbështesim procesin e integrimit të Shqipërisë”, tha Preca.

Në orën 17:00 dy presidentët do të përshëndesin Forumin Ekonomik shqiptaro-maltez, në Hotel Tirana International. Vizita e presidentes malteze në Tiranë pason atë të një dite më parë në Prishtinë.

Next Post

Fotot/ “Çimo ku janë lekët mo vlla”. “Po ikën pa ngrënë dajak si njëri këtu”  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK jep pretencën në GJKKO, dënimet që kërkon për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

SPAK jep pretencën në GJKKO, dënimet që kërkon për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In