• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Nishani pret Enver Hoxhajn: Mbështetje integrimit të Kosovës pa asnjë rezervë

by A R
12/04/2017 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani priti sot ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës se Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Nishani përshëndeti vizitën e zotit Hoxhaj dhe theksoi se marrëdhëniet vëllazërore dhe shumë të veçanta mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të forcohen e zgjerohen në të gjitha fushat e bashkëpunimit, pasi ato janë thelbësore për të ardhmen e kombit shqiptar, por edhe për stabilitetin dhe përparimin e rajonit.

Presidenca njofton se kreu i Shtetit vlerësoi dhe përshëndeti të gjitha arritjet e deritanishme të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe funksional të Kosovës, si dhe kontributin e rëndësishëm të dhënë në funksion të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të rajonit.

“Presidenti Nishani e siguroi zotin Hoxhaj për mbështetjen e pakursyer të institucioneve shqiptare, për të mundësuar në një kohë sa më të shpejtë anëtarësimin e Kosovës në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare dhe avancimin e agjendës evropiane, krahas vendeve të tjera të rajonit. Kreu i Shtetit e siguroi gjithashtu Ministrin Hoxhaj se Shqipëria dhe të gjitha institucionet e saj, bazuar në frymën dhe vizionin euroatlantik, do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit dhe do ta mbështesë pa asnjë rezervë në ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetëror” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Mësohet se gjatë takimit Nishani theksoi se, kriza në Maqedoni është një krizë politike dhe jo ndëretnike. Stabiliteti i Maqedonisë, respektimi i marrëveshjes së Ohrit, si dhe  rruga e saj drejt integrimeve euro-atlantike është në interes të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni, por edhe për të gjithë rajonin dhe më gjerë.  /b.d

 

Next Post
Zgjedhja e Presidentit, Ruçi letër Metës: Të nisin nesër procedurat, raundi i parë më 19 prill

Zgjedhja e Presidentit, Ruçi letër Metës: Të nisin nesër procedurat, raundi i parë më 19 prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In