• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nishani: Për të arritur paqen duhet integrim dhe bashkëpunim

by Java News
22/01/2016 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani mori pjesë sot në Konferencën me temë “Rrugëtimet e Paqes, Integrimit dhe Bashkëpunimit” që u zhvillua në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ku u prezantua mesazhi i Papa Françeskut për Ditën Botërore XLIX të Paqes 2016.

Në këtë Konferencë ishin të pranishëm edhe Rektori Prof. Bruno Giardina, Presidenti i Fondacionit ZKM Atë Daniele Bertoldi, Nunci Apostolik Sh. T. Ramiro Moliner Ingles, Presidenti i Këshillit Papnor të Baritores për Emigrantët dhe Rrugëtarët E. T. Kardinal Antonio Maria Veglio, trupa pedagogjike si dhe shumë studentë.

Gjatë fjalës së tij, Nishani u shpreh se “ne, shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, por kudo e ruajmë ende me aq dashuri dhe krenari vizitën historike, domethënëse dhe të paharruar të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në Shqipëri. Pra, dëshiroj që t’ju garantoj Eminenca Juaj Kardinal se këto mesazhe të Papa Françeskut në Shqipëri jo vetëm që i morëm dhe i kuptuam si mesazhe inkurajuese për Shqipërinë dhe shqiptarët, por dhe si një motiv që Shqipëria një komb dhe vend jo shumë i madh në kontekstin global mund të ofrojë përmes eksperiencave dhe traditave të tij më të mira për konsolidimin, promovimin dhe ruajtjen e këtyre parimeve të cilat përkojnë me përpjekjet shekullore të shqiptarëve që përmes këtyre parimeve t’i rezistonin padrejtësive, luftërave, tendencave për asimilim dhe të arrinin të ruajnë identitetin e tyre kombëtar”.

Po ashtu, ai tha se “në emrin personal, por dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë mirënjohjen dhe mikpritjen e madhe të këtyre mesazheve që Papa jep në kuadrin e Ditës Botërore të Paqes si mesazhe të cilat inkurajojnë jo vetëm mirëkuptimin, bashkëpunimin, integrimin, por mbi të gjitha parimin thelbësor që i bën ato reale; thjeshtësinë.

Filozofia e Papa Françeskut në përhapjen dhe ruajtjen e parimeve më të mira duke ruajtur thjeshtësinë e komunikimit, e të kuptuarit, e të ndërtimit të respektit, jep dhe mundësitë për të vepruar në mënyrën më të thjeshtë në një rajon, në një kontinent apo në rang global”.

Më tej Nishani nënvizoi se “ne shqiptarët kemi qenë, mbetemi dhe do të jemi promovues të rëndësisë që ka dimensioni i bashkëpunimit si një e mirë e përbashkët, dhe një aset e cili nuk izolon dhe nuk shmang askënd, përkundrazi i përfshin të gjithë. Ne, shqiptarët kemi tashmë përvojën tjetër, të mundësisë për integrim. Sot Shqipëria dhe shqiptarët janë prezent në arenën e kontributeve evropiane dhe botërore si një vend anëtar i NATO-s me kontribute në shërbim të paqes dhe sigurisë në arenën evropiane.

Duke folur për dimensionin e paqes, Kreu i Shtetit shqiptar vuri në dukje përvojat e hidhura por edhe pozitive të shqiptarëve në këtë drejtim

“Ne shqiptarët kemi përvojat tona edhe për sa i takon paqes, përvoja të hidhura, por edhe pozitive. Por ne shqiptarët kemi edhe përvojat dhe gatishmërinë e madhe që kemi kontribuar në interes të paqes dhe ndaj sfidave të mëdha globale, jo vetëm rajonale. Terrorizmi sot në botë përbën një rrezik eminent dhe serioz. Terrorizmi ka treguar që nuk njeh kufij. Terrorizmi ka treguar që nuk përfaqëson thjesht dhe vetëm një ideologji. Terrorizmi gjithmonë e më shumë po diskreditohet, sepse nuk përfaqëson një fe të caktuar apo parimet e besimit fetar, por çdo ditë e më shumë që diskreditohet në këtë aspekt, po ashtu gjithnjë e më shumë bëhet i rrezikshëm për këdo dhe për gjithsecilin’, nënvizoi ai.

Next Post

Ekskluzive/ Vjosa, Sllovenët me kajak: Do bëjmë luftë për lumin e fundit “të egër” në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In