• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani në OKB në Nju Jork

by Aalison Pearse Stevens
19/09/2016 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-moon dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Peter Thompson, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, së bashku me zonjën e parë, Odeta Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në Nju Jork.

Në këtë veprimtari të rëndësishme botërore të diskutimit të çështjeve dhe problemeve më të mprehta të kohës si ato të lidhura me paqen dhe sigurinë globale, krizën e refugjatëve dhe migracionin, përmirësimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, janë ftuar kryetarë shtetesh e qeverish, autoritete të tjera të larta shtetërore e të politikës botërore, si dhe drejtues të organizmave ndërkombëtare, etj.

Gjatë debatit të përgjithshëm të Sesionit të 71-të, Kreu i Shtetit shqiptar do të mbajë një fjalë duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e më pas do të marrë pjesë në Ceremoninë e Nivelit të Lartë për Hyrjen në Fuqi të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, si dhe do të diskutojë edhe në segmentin e Nivelit të Lartë të AP-së në kuadër të 30-vjetorit të Deklaratës për të Drejtën për Zhvillim.

Presidenti Nishani do të bashkëdrejtojë me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian Frans Timmermans, Tryezën e Rrumbullakët të Diskutimit të Takimit të Nivelit të Lartë mbi ndarjen të bashkuar të përgjegjësisë globale për refugjatët dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Vizita zyrtare e Kreut të Shtetit shqiptar pranë organizatës më të madhe në botë për sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale, parashikon edhe një sërë takimesh të rëndësishme dypalëshe me homologë nga Evropa si dhe nga bota.

Gjithashtu Presidenti i Republikës është i ftuar dhe do të marrë pjesë në punimet e sesionit plenar të Takimit Vjetor 2016 të Nismës Globale Klinton ku do të diskutohet për “Partneritetin e Begatisë Globale”.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Nishani do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit dhe anëtarë të shumtë të Bashkësisë shqiptaro-amerikane si dhe do marrë pjesë në disa veprimtari të tjera me karakter ekonomik, kulturor e shoqëror ku do të vlerësojë personalitete të shquara shqiptare e amerikane me kontribut thelbësor në promovimin e vlerave atdhetare, kulturore e paqedashëse të shqiptarëve.

Presidenti Nishani do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Uashington D. C., ku do të ketë edhe takime të rëndësishme me personalitete dhe figura politike të zgjedhura në nivel vendor dhe kombëtar, si dhe do të vizitojë Memorialin kushtuar viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Pentagon.

Vizita zyrtare e Presidentit të Republikës në Shtetet e Bashkuara do të përmbyllet në qytetin e Çikagos ku do të marrë pjesë në veprimtaritë ekonomike, kulturore dhe shoqërore në kuadër të thellimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve të gjithanshme historike dhe strategjike shqiptaro-amerikane.

Next Post
Skënderbeu, Erjon Braçe thumbon drejtuesit: Di për ju më shumë se ç’di UEFA

Skënderbeu, Erjon Braçe thumbon drejtuesit: Di për ju më shumë se ç’di UEFA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

December 21, 2025
Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

December 21, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In