• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nishani me biznesin bullgar: Projektet rajonale të shfrytëzohen më mirë

by Java News
07/10/2015 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, së bashku me homologun Rosen Plevneliev morën pjesë sot dhe përshëndetën Forumin e përbashkët të Biznesit Bullgari-Shqipëri që u  zhvillua në Sofje.

Presidenti Nishani në fjalën e tij theksoi se një nga dëshirat dhe interesat e përbashkëta ishte që përveç dimensionit politik, vizita e tij të kishte dhe një dimension ekonomik, me synimin thelbësor që t’i jepej një mundësi më shumë bizneseve të të dy vendeve, për të vijuar intensivisht kontaktet dhe gjeneruar më shumë bashkëpunim ekonomik e tregtar.

Po ashtu, Presidenti Nishani vuri në dukje se në takimet që zhvilloi dje me Presidentin Plevneliev, me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare, Tsacheva dhe me Kryeministrin Borissov u konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira dhe tradicionalisht miqësore e historike. “Vetëm një vit më parë ne kremtuam 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe sot pas 101 vjetësh konstatojmë me kënaqësi se mes nesh nuk ka probleme”.

“Mendoj se ne si politikanë, qeveritë e të dy vendeve, por edhe të gjitha institucionet përkatëse, duhet të bëjmë më shumë për të krijuar një ambient miqësor biznesi e t’ju japim ju dhe të gjithë përfaqësuesve të biznesit të të dy vendeve, por jo vetëm, garancitë dhe lehtësirat e nevojshme, si dhe të mbështesim aktivitetet tuaja përbashkëta, por dhe mundësitë e bashkëpunimit në sektorët e infrastrukturës dhe transportit, energjetikës, turizmit, bujqësisë, industrisë agro-përpunuese, etj., por edhe në projektet rajonale, veçanërisht ato të lidhura me Korridorin VIII, mund të shfrytëzohen edhe më mirë”, tha Nishani.

Next Post

Tensionet me Rusinë, Norvegjia rrit fondin e mbrojtjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com