Norvegjia do të rrisë me 12,1 për qind buxhetin e saj të mbrojtjes për vitin 2016, kryesisht për të blerë avionë luftarakë të tipit f-35, nën sfondin e rritjes së aktivitetit ushtarak në Veriun e Largët.
Anëtare e NATO-s, vendi skandinav do t’i dedikojë buxhetit të mbrojtjes rreth 49 miliardë korona (5,2 miliardë euro) për ushtrinë kundrejt 43,8 miliardë që ishte këtë vit, sipas projektligjit të financave 2016 të paraqitur sot nga qeveria e djathtë.
“Qeveria e merr shumë seriozisht situatën aktuale dhe respekton objektivin e saj për përforcimin e ushtrisë në sektorë që do të rrisin aftësitë e saj operacionale afat shkurtër dhe afat gjatë”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Ine Eriksen Soreide, në një komunikatë për shtyp.
Kjo shtesë në buxhet ka për synim kryesisht blerjen e avionëve të tipit f-35, që janë prodhimi i fundit i kompanisë amerikane “Lockheed Martin”, ku Osloja parashikon të blejë deri në 52 avionë me një vlerë praj 67,9 miliardë korona.