• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani kthen ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare

by A R
06/05/2016 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka kthyer për shqyrtim në Kuvend ligjin nr. 43/2016. Bëhet fjalë për ligjin e qeverisë “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”, ndërsa Nishani jep në dekret arsyetimin e mëposhtëm ku thote se ligji ne fjale nuk permbush kerkesa kushtuetuese:

Të nderuar deputetë,
 
Në seancën plenare të datës 21 Prill 2016, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr.43/2016 “ Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë  27 Prill 2016.
 
Këshilli i Ministrave në Relacionin e projektligjit në fjalë ka vlerësuar se  përmes Ligjit të ri
“Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” përcaktohen rregulla dhe procedura për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, dy ose shumë palëshe në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që ligji në fuqi nr.8371, datë 9.07.1998 “ Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare” nuk arrinte të përmbushte kërkesat e përcaktuara në Kushtetutë dhe në Konventën e Vjenës në të cilën Shqipëria është palë që nga viti 2000, apo edhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare me fuqi ligjore në Republikën e Shqipërisë.
 
Përmes këtij Ligji përcaktohen qartë se cilët janë autoritetet që mund të lidhin marrëveshje ndërkombëtare, në emër të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave apo ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore, duke reflektuar edhe vendimin nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese përmes të cilit bëhet e qartë se Marrëveshjet Ndërkombëtare me natyrë politike duhet medoemos të lidhen në emër të Republikës së Shqipërisë dhe të nënshkruhen nga ana Presidentit të Republikës apo të Kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë veç në rast të pajisjes me autorizim nga Presidenti i Republikës.
 
Gjithashtu, përmes këtij Ligji trajtohen procedurat e aderimit/pranimit/miratimit, të një marrëveshjeje ndërkombëtare, duke qartësuar dallimin me procedurën e ratifikimit; thjeshtohen procedurat e marrjes së plotfuqive dhe kredencialeve; trajtohet më e plotë kompetenca e ministrive dhe institucioneve për të lidhur marrëveshje të këtij lloji si dhe faza e konsultimit ndërinstitucional para lidhjes së tyre; parashikohet që projektligji për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të iniciohet nga ministria kompetente dhe jo më nga Ministria e Punëve të Jashtme siç është praktika e deritanishme; parashikohet mundësia e zbatimit të përkohshëm të një marrëveshjeje ndërkombëtare para përfundimit të procedurave të hyrjes në fuqi etj.
Në këtë Ligj përcaktohen dhe rregulla në lidhje me miratimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare financiare të granteve, të cilat sipas mendimit të propozuesve të ligjit, nuk kanë nevojë që të ratifikohen nga Kuvendi.
 
Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës kam vlerësuar se neni 19/2 i Ligjit bie ndesh me Kushtetutën  dhe si rrjedhojë duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit mbështetur në arsyet dhe argumentet e mëposhtme:
 
Në nenin 19, pika 2 e Ligjit nr.43/2016 përcaktohet se: “Marrëveshjet ndërkombëtare financiare të grantit, që nuk sjellin detyrime shtesë për Buxhetin e Shtetit dhe që nuk përcaktojnë përjashtime nga ligje të tjera, pas nënshkrimit, i nënshtrohen miratimit nga Këshilli i Ministrave”.
Referuar Relacionit të projekt-ligjit, Neni 19 rregullon rastet e  miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat nuk kanë nevojë për ratifikim[1]. Duke marrë në konsideratë titullin e dispozitës dhe relacionin e Ligjit, duket qartë se bëhet fjale për procedurat e  miratimit të një marrëveshje nga Këshilli i Ministrave pas nënshkrimit të saj, por që nuk ka nevojë për ratifikim. Legjislatori në këtë dispozitë dhe në asnjë tjetër nuk ka listuar se cilat janë këto marrëveshje të cilat nuk kanë nevojë për ratifikim, por në mënyrë përjashtimore në pikën 2 të nenit 19 e ka bërë diçka të tillë, duke iu referuar Marrëveshjeve Ndërkombëtare financiare të grantit.
Legjislatori në nenin 2 të Ligjit ka përcaktuar se ka si objekt ‘të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe, të lidhura në formë të shkruar, sipas të drejtës ndërkombëtare publike ndërmjet institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve të shteteve të tjera ose organizatave ndërkombëtare’
 
Kushtetuta në nenin 121 ka përcaktuar qartë se: “Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të bëjnë me: ëë) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Shqipërisë; d) miratimin, ndryshimin, plotësimin ose shfuqizimin e ligjeve”.
 
Referuar raportit të Komisionit të Ligjeve, përcaktimi i bërë në pikën 2 të nenit 19 është bërë me qëllim që të gjejnë pasqyrim marrëveshjet e grantit dhe të huasë të cilat merren brenda limiteve të përcaktuara nga ligji për Buxhetin e Shtetit[2].
 
Rregullimi i bërë shkon tej asaj që përcakton Kushtetuta të cituar më sipër, që Marrëveshjet Ndërkombëtare që sjellin detyrime financiare për Republikën e Shqipërisë kërkojnë ratifikimin me ligj medoemos nga Kuvendi.
 
Gjykata Kushtetuese në jurispridencën e saj, ka përsëritur: “……rithekson se për çdo rast, kur rregullimi kushtetues parashikohet shprehimisht prej saj, ai detyrimisht do të zbatohet drejtpërdrejt. Përmbajtja e dispozitës kushtetuese nuk mund të mënjanohet ose të tejkalohet duke i dhënë përparësi akteve juridike që dalin në bazë dhe për zbatim të Kushtetutës. Ky detyrim rrjedh nga përmbajtja e nenit 4/3 të Kushtetutës. Në rastet kur kushtetuta le hapësira me qëllim delegimin e kompetencës ligjvënësit të zakonshëm, atëherë, nuk është e nevojshme referimi tek kjo dispozitë, pra e zbatimit të drejtpërdrejt të saj. Nëse ndodhemi para kësaj situate, është e pritshme që aktet normative që do të dalin për këtë qëllim të respektojnë hierarkinë e akteve normative.”[3]
 
Në rastin konkret rregullimi kushtetues është i qartë që cdo marrëveshje ndërkombëtare financiare duhet të ratifikohet me ligj. Kushtetuta nuk ka përcaktuar që të diferencohen rastet nëse sjell detyrim shtesë për Buxhetin e Shtetit apo jo. Rregullimi i bërë sipas ligjit shkon tej përcaktimit kushtetues i detyruar për t’u zbatuar. Pavarësisht, nëse borxhi i jashtëm apo i brendshëm është përcaktuar në ligjin për Buxhetin e Shtetit,të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që sjellin detyrim financiar për R.SH-së, pavarësisht nëse është detyrim shtesë apo jo për Buxhetin e Shtetit duhet të ratifikohen me ligj dhe si rezultat diçka e tillë, nuk mund të lihet në vlerësimin e Ministrit të Financave.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Marrëveshjet Ndërkombëtare financiare të granteve që përmban një klauzolë të përjashtimit nga ligji. Në një rast të tillë bëhet fjalë për ndryshim ligji, duke përjashtuar subjekte të caktuara nga zbatimi i tij dhe si rezultat në këtë rast zbatohet drejtpërdrejtë neni 121/1/d i Kushtetutës.
 
Të nderuar deputetë,
Në përfundim, referuar sa më sipër kërkoj mirëkuptimin Tuaj në rishqyrtimin e ligjit nr.43/2016 ”Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, pasi neni 19/2 i tij bie ndesh me Kushtetutën dhe jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese.
Me respekt,            
 
 
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
 
Next Post

Vizat, mundësi e mirë për serbët e Kosovës të pajisen me pasaporta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In