• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani: Korrupsioni ende në nivele të larta, po na dëmton, duhet luftuar

by Java News
01/11/2016 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani ka ngritur shqetësimin mbi nivelin e lartë të korrupsionit në vendin tonë, duke nënvizuar se po dëmton Shqipërinë. Duke folur në një leksion të hapur në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Nishani tha se ky fenomen duhet të luftohet dhe për ta bërë këtë nevojitet vullnet dhe dëshirë nga të gjithë aktorët. Në këtë drejtim, Nishani vlerësoi  rëndësinë e dixhitalizimit të shërbimeve si një proçes që sipas tij ngushton rrugët e subjektivizmit.

Bujar Nishani deklaroi se Shqipëria ka kapacitete të mëdha në sektorin e energjetikës. Teksa u ndal tek projekti i gazsjellësit TAP, kreu i Shtetit theksoi se ai nuk duhet të lihet vetëm në stadin transportues, pasi është një potencial por çështjet e sigurisë. Sakaq, Nishani lëshoi edhe një batutë, ndërsa shtoi se: Kinezet na morën malet me mineralë dhe na dhanë bunkerë’.

“Shume shpejt uji do konsiderohet shume i rendesishme dhe per fatin e keq nuk shfrytezohet siç duhet dhe derdhet ne det. Uji nuk mund te perdoret vetem per tu pire por mund te shfrytezohet edhe teknologjia per te sjelle zhvillim dhe te ardhura. Kemi Adriatikun dhe Jonin qe nuk po i shfrytezojme siç duhet, jane potenciale te medha, shfrytezohen vetem per te bere plazh. Kapacitete energjetike te Shqiperise jane te jashtezakonshme. TAP nuk duhet lene vetem ne stadin transportues nga Azerbajxhani por edhe si nje potencial per çeshtjet e sigurise qe po behen gjithnje e me te mprehta per energjetiken. Kinezet na moren malet me minerale dhe na dhane bunkere dhe kete e them edhe me shaka shpesh here.”, pohoi Nishani.

Ndër të tjera ai shtoi se: “Dua te shpreh mirenjohjen per kete mundesi qe me keni krijuar permes kesaj pritje te ngrohte. Universiteti i Shkodres nder me te respektuarit, universiteti i nje tradite te asmiruar persa i perket çeshtjes se arsimit. Dua t’ju uroj nje vit te mbare universitar per pdagoget dhe studentet. Sfida te shumta ju presin por keni edhe sfida te perbashketa qe besoj se do t’i kaloni me sukses. Nje nga objektivat kryesor, integrimi ne Bashkimin Europian. Dua te adresoj kete pikepamje te rendesishme qe çdo individ ka pergjegjesite ne raport me te ardhmen. Brezi yne do kete nje raport tjeter me shoqerine ndersa brezat e ardhshem do kene nje tjeter raport.”, tha Nishani.

Ai tha se shoqëria shqiptare ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në këto 25 vite.

“Shoqeria shqiptare ka bere hapa te jashtezakonshem ne keto 25 vite. Ende ne kemi hapesira te shumta te pashfrytezuara dhe energji te pakinsumuara ne menyren me te mire te mundshme. Kam nje thirrje sot te gjithe akademikeve dhe studenteve qe krahas agjendes se tyre te perditshme te mesimdhenies apo mesimnxenies te shohin problematiken qe ka shoqeria jone per te percjelle me pas opsionet e zgjidhjes. Shoqeria duhet ti shohe gjerat me drejtperdrejte ne menyre qe gjerat te ndryshojne ne menyre rrenjesore krahasuar me 20-vjeçarin qe kaluam. Nese bejme nje krahasim me resurset qe disponon Shqiperia dhe me rajonin sepse nuk mund te krahasohemi me Francen dhe Gjermanise por te krahasohemi me vendet e rajonit dhe besoj se askush nuk mund te kundershtoje faktin se Shqiperia ka potenciale te medha si pershembull prodhimi i naftes. Shqiperia eshte vendi me i pasur sa i perket burimeve ujore.”, tha ai.

Presidenti pohoi se Shqipëria ka standardin më të vogël ekonomik në Rajon.

“Mire qe kemi kapacitetet por edhe te ardhurat dhe standardi ekonomik eshte me i vogel se vendet e rajonit qe nuk i ka resurset tona. Akademikeve i lind pergjegjesia per te laboruar mekanizmat. Ka shume arsye duke nisur qe nga korrupsioni por edhe mungesa e kapaciteteve menaxhuese. A do vazhdojme qe te jemi ne kete status-quo? E di qe korrupsioni eshte ne nivele te larta por mund te luftohet nese ka vullnet dhe deshire. E di qe nuk mund te zhduket por smund te jete sistematik. Nis qe nga ofrimi i sherbimeve ne rruge teknologjike duke minimizuar subjektivizmin e personave qe kane tendence perfitimi te padrejte.”, bëri të ditur kreu i Shtetit.

ma.me

Next Post
“Kur po xhirohej një film” shfaqet në Izrael

“Kur po xhirohej një film” shfaqet në Izrael

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In