• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kur po xhirohej një film” shfaqet në Izrael

by Java News
01/11/2016 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas filmit “Tomka dhe shokët e tij”, që veçanërisht dy – tri vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e kritikës së specializuar dhe spektatorit në Francë, SHBA e sidomos në Britaninë e Madhe ku vetëm gjatë vitit 2014 është shfaqur në 19 qytete të saj, një tjetër film i regjizores së mirënjohur Xhanfise Keko shfaqet për spektatorin e huaj.

Këtë herë është filmi “Kur xhirohej një film”, 35 vjet pas realizimit të tij, që shfaqet në Izrael. Ky film u shfaq mbrëmë për herë të parë në Cinematekën e Tel Avivit.

Në ceremoninë e hapjes përshëndeti Drejtorja e Cinematekës, Dina Peled, Ambasadori Bardhyl Canaj dhe Drejtoresha e Arkivit Kombëtar të Filmit, Elvira Diamanti, e cila bëri një përshkrim të shkurtër rreth filmit dhe produksionit artistik të regjizores Keko.

Në këtë event ishin të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik, studiues dhe akademikë, njerëz të artit dhe kulturës si dhe komuniteti shqiptaro-hebre.

Gjithashtu mori pjesë edhe Zv/Drejtori i Përgjithshëm për EuroAzinë në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Ambasador Zvi Ravner.

I subtitruar në hebraisht, filmi u ndoq me mjaft interes nga të pranishmit. Shfaqja e tij do të vijojë sot në Cinematekën e qytetit të Haifës dhe nesër në atë të Jeruzalemit.

Filmi “Kur xhirohej një film” i shumë diskutuar në Shqipërinë e vitit 1981 kur u realizua dhe prezantua për herë të parë në ekranin shqiptar për temën e tij “tabu” ku trajtohej problematika e barazisë gjinore, pas vlerësimit me çmim special në Festivalin e Giffonit, Itali më 1983, është shfaqur e vlerësuar gjatë këtyre viteve edhe në mjaft evente ndërkombëtare filmi si në Danimarkë, Kanada, Siri, Algjeri, Francë, Greqi, më i fundit në mars të këtij viti, në Festivalin Cinema Du Reel në Paris.
ATSH/d.i.

Next Post
Zviceranët ua kalojnë kosovarëve në trafikimin me qenie njerëzore

Zviceranët ua kalojnë kosovarëve në trafikimin me qenie njerëzore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In