• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani: Ka ende fuqi e interesa që pengojnë Ballkanin të shkëputet nga e kaluara

by Java News
16/03/2017 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani mori pjesë sot në hapjen e Forumit të 5-të Global të Baku-së, me temë: “E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: pushteti dhe interesat”, krahas shumë krerësh të tjerë shtetesh, ish-krerë shtetesh e qeverish, si dhe një numri të madh politikanësh, studiuesish, akademikësh dhe gazetarësh nga vende të ndryshme të botës.

 Presidenti Nishani mbajti me këtë rast dhe një fjalë në panelin e parë të këtij forumi të përbërë nga Presidentë të vendeve të ndryshme. Duke vlerësuar tematikën e përzgjedhur nga organizatorët, Presidenti Nishani e vlerësoi atë si për folësit dhe auditorin, pasi lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me sistemin aktual të marrëdhënieve ndërkombëtare që rregullon marrëdhëniet mes shteteve, rajoneve dhe organizatave të ndryshme.

 Kreu i Shtetit theksoi ndër të tjera, se që pas Luftës së Dytë Botërore, ky sistem e ka mbajtur botën në paqe dhe stabilitet, por se gjithashtu, në momentin aktual nuk po arrin do të parandalojë apo t’i japë zgjidhje shumë çështjeve e sfidave të shoqërisë sot. Duke shtruar disa pyetje retorike, Presidenti Nishani theksoi gjithashtu se, “prej disa vitesh tashmë, bota dhe shoqëritë tona po përballen me kriza, sfida e zhvillime të jashtëzakonshme e shumë të shpejta, por edhe me pasojat dhe efektet që ato kanë prodhuar”.

 Në mënyrë të veçantë Presidenti Nishani iu referua: zhvillimeve teknologjike, që kanë prekur horizonte të papara; turbulencave të fuqishme ekonomike, në shkallë shumë më të gjerë se krizat e mëparshme; ndryshimeve klimatike; konflikteve dhe luftrave lokale me implikimet e rrezikshme etnike, fetare e rajonale; terrorizmit dhe valëve të refugjatëve nga zonat në konflikt; respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; globalizimin e shoqërisë së sotme; etj. Në këtë apsekt, Presidenti Nishani theksoi se “nëse këto sfida e kërcënime do të arrijnë të ndikojnë e orientojnë politikat tona lokale, rajonale apo globale, atëherë zgjidhjet do të jenë shumë më të vështira”.

 Presidenti Nishani e njohu auditorin gjithashtu edhe me implikimin dhe kontributin e Shqipërisë në përballimin e këtyre sfidave e kërcënimeve, duke theksuar se, Shqipëria, proporcionalisht me mundësitë dhe kapacitetet që ka, po jep kontributin e saj si në nivel rajonal ashtu edhe në kuadrin e zhvillimeve të ndryshme ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë, Presidenti theksoi se “angazhimi i vendit tim në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm ka qenë aktiv dhe domethënës. Brenda vendit janë ndërmarrë veprime të shumta ligjore e sociale, për të ç’kurajuar elementët ektresmistë, si dhe promovuar idetë dhe programet që nxisin respektin dhe bashkëjetesën ndër-fetare. Ndërsa në nivel rajonal, është rritur bashkëpunimi me vendet fqinje për shkëmbim informacioni dhe koordinim veprimesh.”

 Duke iu refereuar eksperiencës së hidhur të rajonit të Ballkanit, veçanërisht pas konflikteve të dhunshme etnike e fetare pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Presidenti Nishani theksoi se sot të gjitha vendet janë të përfshira në dialog me njëri-tjetrin dhe se agjendat e tyre janë të orientuara drejt pajtimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët.

 Presidenti Nishani vlerësoi gjithashtu se referencat dhe metaforat, shpesh negative, kanë bërë që edhe sot ky rajon të vijojë të merret si shembull në marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe të jetë arenë e interesave të shumta. “Fatkeqësisht, ka ende fuqi dhe interesa të mëdha që e pengojnë këtë rajon të shkëputet tërësisht nga e kaluara, të cilat shfrytëzojnë marrëdhëniet delikate ndëretnike, nacionalizmin primitiv që shfaqet hera-herës, instalimin e frikës përmes terrorizmit, nivelin ende të ulët të zhvillimit dhe të ndërlidhjes mes vendeve të rajonit dhe qytetarëve të tyre, por edhe rënien e vëmendjes së strukturave të BE-së dhe NATO-s për shkak të sfidave të shumta, për ta kthyer atë në ditët e tij më të errëta” – u shpreh Presidenti Nishani.

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Nishani u shpreh se: “e ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare do të varet shumë nga mënyra se si shoqëritë dhe vendet tona do të përballojnë dhe adresojnë sfidat dhe kërcënimet aktuale, si në nivel lokal dhe rajonal, ashtu edhe në nivel global”.

 Më pas Presidenti Nishani dhe presidentët e tjerë në panel iu përgjigjën interesit të auditorit, duke shprehur disa qendrime lidhur me nevojën e reformimit të sistemit aktual, apo respektimit të tij pa dy standarde.

ma.me

Next Post
Qebapët e çadrave

Qebapët e çadrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligjërohet ChatGPT në shkolla, zbulohet udhëzuesi i ri i Ministrisë së Arsimit! Përcakton përdorimin, nga ushtrimet deri te vlerësimi i nxënësve

Ligjërohet ChatGPT në shkolla, zbulohet udhëzuesi i ri i Ministrisë së Arsimit! Përcakton përdorimin, nga ushtrimet deri te vlerësimi i nxënësve

September 7, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në rrugën Gramsh-Cërrik, motori përplas këmbësoren, drejtuesi largohet nga vendngjarja!

September 7, 2026
Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

“Të marrësh një vizë dhe ta quash fitore, qesharake!”- Ish-kandidati për kryetar i PD: Berisha ka mision minimin e demokracisë, vizita në SHBA jo arritje

September 7, 2026
Ministri Hoxha takon të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria dhe SHBA, angazhim për thellimin e partneritetit strategjik!

Ministri Hoxha takon të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria dhe SHBA, angazhim për thellimin e partneritetit strategjik!

September 7, 2026
Dita e 69-të e protestës, përsëri pjesëmarrje e ulët! I kërkojnë Ramës që të mos prekë Zvërnecin e Rrjollin!

Protesta, patericë e forcave të reja politike?

September 7, 2026
Ngjarje shokuese në Gjermani, futbollisti helmon për vdekje shokun e skuadrës dy javë para dasmës, shkak një grua!

Ngjarje shokuese në Gjermani, futbollisti helmon për vdekje shokun e skuadrës dy javë para dasmës, shkak një grua!

September 7, 2026
PD takim me të dërguarin e Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe deformimin e zgjedhjeve

PD takim me të dërguarin e Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe deformimin e zgjedhjeve

September 7, 2026
“Ngriu” marrëdhëniet tregtare me Izraelin, Erdogan: E dimë që Perëndimi do na sulmojë për këtë vendim

Erdogan paralajmëron shtetet armike: Ta mendojnë mirë kush synon të prekë territorin turk!

September 7, 2026
OKB-ja kërkon ndryshimin e hartës së botës: Afrika nuk është aq e vogël sa duket!

Ndryshon harta e botës, OKB miraton projeksionin hartografik të “Equal Earth”!

September 7, 2026
NYT nxjerr prapaskenat: Shpërdorim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë, 1,2 mld dollarë u zhdukën në vitin 2024

NYT nxjerr prapaskenat: Shpërdorim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë, 1,2 mld dollarë u zhdukën në vitin 2024

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com