• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani i uron Vitin e Ri ushtarëve shqiptarë në Afganistan: Gjithkush e vlerëson kontributin tuaj

by Java News
31/12/2016 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një video-konference Presidenti Bujar Nishani u ka uruar Vitin e Ri 2017 ushtarakëve shqiptarë të misionit paqeruajtës “RSM” në Afganistan.

Bujar Nishani zhvilloi me rastin e Festës së Vitit të Ri 2017 një video-konferencë me kontingjentin e 83 ushtarakëve shqiptarë, të cilët kryejnë misionin paqeruajtës RSM (Resolute Support Mission) në Kabul dhe Herat të Afganistanit në bashkëpunim me forcat italiane dhe turke, në drejtimin e forcave të NATO-s.

Në bashkëbisedimin me paqeruajtësit shqiptarë të drejtuar nga Kolonel Albert Mullai, Përfaqësuesi Kombëtar në RSM, Afganistan, Major Orgest Shuraja Komandant KAIA, Kabul dhe nga Kapiten Leonard Gjuta Komandanti i Kontingjentit Herat, Presidentit të Republikës iu raportua shkurtimisht se gjendja fiziko-shëndetësore e trupave është shumë e mirë, se ata janë të armatosur dhe të pajisur edhe teknikisht sipas standardeve të NATO-s duke u theksuar se: “Tradita e mbruajtur me djersën dhe gjakun e shumë brezave ushtarakësh është ruajtur me besnikëri”.

Presidenti i Republikës u përcolli urimet më të ngrohta e të përzemërta për paqe, shëndet, suksese e mbarësi. Duke iu drejtuar ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve Presidenti Nishani u shpreh: “Dëshiroj në radhë të parë të shpreh kënaqësinë time maksimale edhe të qenit i privilegjuar, edhe i nderuar që sot në ditën e fundit të vitit që po lëmë pas dhe në prag të fillimit të një Viti të Ri të jem me ju, të bisedoj me ju e të shkëmbejmë urimet më të mira, por në radhë të parë të shkëmbejmë vlerësimin dhe nderimin më të ndierë për angazhimin dhe për kontributin që ju jepni. Në emër të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në emër të vendit tonë, në emër të popullit shqiptar, në emër të kombit shqiptar, në emër të flamurit tonë kuq e zi, unë personalisht, Institucioni i Presidentit të Republikës, por jam i bindur që të gjithë:

Qeveria shqiptare, Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve, i mbarë populli shqiptar sot ndihen krenarë për ju, ju falënderojnë dhe ju nderojnë për këtë kontribut dhe këtë gatishmëri që ju keni treguar për ta dhënë këtë kontribut, që kërkon sakrifica dhe gatishmëri ndoshta edhe për sakrificën sublime. Dhe ju jeni pjesa më e përzgjedhur e qytetarëve shqiptarë, e popullit të këtij vendi që e keni treguar këtë gatishmëri për të marrë parasysh çdo sakrificë, qoftë edhe atë sublime në emër të një ideali shumë të madh. Ideal që është i përbotshëm, ideal i një historie që është e lidhur me paqen, me sigurinë dhe me lirinë. Ju nuk jeni vetëm mesazherë të paqes, të sigurisë dhe lirisë, por ju jeni edhe kontribuues dhe garantues të paqes, sigurisë e të lirisë.”

Komandanti i Përgjithshëm vuri në dukje se: “Shqiptarët ju janë mirënjohës dhe unë dua t’ju siguroj për këtë! Si garantues të lirisë së tyre, që jeni ju çdo ditë me përkushtimin tuaj, me angazhimin tuaj, me gatishmërinë dhe veprimtarinë tuaj, pse jo edhe me sakrificat sublime. Në këto ditë të shënuara të festave, ju jeni larg familjeve tuaja, larg të afërmve tuaj, jeni larg asaj ngrohtësisë së vatrës familjare që në tërësi njerëzit e dëshirojnë, e organizojnë dhe e ndiejnë në rastin e festave, por ju keni një vlerë më të madhe, sepse sot nuk janë vetëm familjet tuaja me ju.

Sot me ju janë të gjithë qytetarët shqiptarë. Sot me ju janë institucionet e shtetit shqiptar dhe dëshiroj t’ju garantoj se unë personalisht, institucionet e shtetit dhe qytetarët shqiptarë janë sot me ju dhe me familjet tuaja. Ndaj ne të gjithë ju urojmë: Gëzuar!

Ju urojmë një Viti të Ri të mbarë, plot suksese, më fat dhe me mbarësi! Por nderimi i veçantë që ju i bëni me punën tuaj, me angazhimin tuaj, me sakrificat tuaja jo vetëm Shqipërisë, jo vetëm kombit shqiptar por në përgjithësi dimensionit të lirisë botërore, është një kontribut që jo vetëm do të kujtohet, do të nderohet e do të respektohet gjithmonë, por ai tashmë është pjesë e krenarisë kombëtare të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ju më mirë se kushdo tjetër e ndieni, e përjetoni se liria nuk është kurrë e garantuar, se liria nuk është kurrë falas. Liria fitohet me mund, me gjak, me përpjekje, por ajo duhet të mbrohet me sakrifica, me gatishmëri dhe me angazhim. Dhe ju jeni pjesa kryesore, themelore, kolona kryesore e garantimit dhe ruajtjes së kësaj lirie dhe të kësaj paqeje.”/report tv/a.k

Next Post
Si do të jetë moti Natën e Vitit të Ri…

Ndërrimi i viteve/ Fishekzjarret mbushin qiellin e Tiranës dhe qyteteve të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In