• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani dekoron Luan Malltezin, krushkun e Berishës (FOTO)

by Java News
25/03/2016 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi sot profesor Luan Malltezit titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në vlerësim të punës së tij të palodhur dhjetëra vjeçare në fushën e studimeve historike përmes botimeve të shumta shkencore, si dhe për kontributin e shquar të dhënë si historian dhe drejtues i institucioneve shtetërore që mbulojnë fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore për nxjerrjen në pah dhe bërjen të njohur të fakteve dhe figurave të shquara historike në kohë të ndryshme për kombin tonë”.

Në këtë ceremoni binte në sy mungesa e Sali Berishës, ndërkohë që ishte e pranishme vajza e tij Argita Malltezi, si dhe bashkëshorti i saj Jamarbëri, i biri i Luan Malltezit.Foto-3
Në ceremoninë solemne të zhvilluar me këtë rast, kreu i Shtetit theksoi se kënaqësinë e veçantë “për të nderuar kujtuar punën e palodhur të një profesori, një historiani e të një shkrimtari skrupuloz, i cili  ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë me mendjen dhe penën e tij për ta mbrojtur dhe mbajtur gjallë historinë e hershme, mesjetare e moderne të shqiptarëve”.

“Nuk mund të lë pa përmendur punën e madhe të tij në periudhën kur ka qenë arkeolog në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Një rëndësi të veçantë Profesor Maltezi, u ka kushtuar studimeve ballkanike dhe, në veçanti, ato mbi Kosovën. Këtu mund të përmendim,  artikullin ‘Beteja e Fushë-Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve’ dhe një sërë shkrimesh të tjera që e pasojnë këtë. Pasioni i tij për historinë fillon me hulumtime dhe konkretizohet me botime të plota dhe akademike, që mbetën një pasuri e çmuar për historinë shqiptare dhe për brezat që do vijnë, sepse Profesor Malltezi është njeri që lë gjurmë të thella në çdo punë dhe krijim të tij”.Foto-3
“Artikujt dhe studimet e tij të shumta i japin një dimension të ri emrit dhe lavdisë së Skënderbeut, në të njëjtën kohë edhe historisë së Shqipërisë në atë periudhë, që Profesor Malltezi i ka renditur me mjeshtërinë e një historiani dhe akademiku të pashoq. Si drejtor i Muzeut Kombëtar, ai diti të kontribuojë dhe arkivojë pjesë të historisë së popullit shqiptar, duke synuar dhe depolitizimin e këtij institucioni të rëndësishëm kombëtar. Muzeu Kombëtar pati një hov të ri cilësor, duke u bërë më i afrueshëm dhe tërheqës. Profesor Malltezi pati shansin e mirë të jetë pjesë e organizimit shtetëror me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë. Në një bashkëpunim të veçantë me Muzeun Historik të Vjenës u mundësua, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, sjellja e shpatës dhe përkrenares së heroit tonë kombëtar, Skënderbeu”.

“Pikërisht me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së Vendit, nën drejtimin e Prof. Malltezit, Muzeu Kombëtar u bë qendra e bashkimit të shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare e diaspora”, – vuri në dukje Presidenti Nishani.

Next Post

Horoskopi 26 Mars 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In