• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nishani aspak bujar me ligjin

by
27/07/2015 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Presidenti Nishani nuk ka ndërmend të tregohet bujar me një qeverisje që e sheh gjithmonë e më armiqësore ndaj tij. Në një takim me profesorë dhe akademikë, zyrtarisht një konsultë për ligjin për arsimin e lartë, Presidenti nuk mundi ta fshehë qëndrimin vetjak ndaj tij: nuk do ta dekretojë ligjin. Zoti Nishani tha se kishte së paku dy elementë që e shqetësonin në ligj, e drejta kushtetuese për t’u arsimuar dhe autonomia universitare. Të dyja, të shkelura. Edhe pse nuk e tha hapur, Presidenti e bëri të qartë që firma  e tij do të mungonte në ligjin e debatuar të qeverisë dhe se ai do të ushtronte të drejtën e tij kushtetuese për të refuzuar ligjin. Zoti Nishani pohoi se e kishte ndjekur me vëmendje debatin që kishte shoqëruar formulimin e ligjit dhe miratimin e tij.

Mungesa e firmës presidenciale në ligj është një rast i përsëritur në marrëdhëniet mes Presidentit dhe procesit legjislativ të shumicës së majtë. Siç është dhe një praktikë e cila ka ndodhur rëndom edhe në të shkuarën, pavarësisht emrit të presidentit dhe pavarësisht ngjyrës së qeverisjes. Ka pasur një numër ligjesh që Presidenti Nishani i ka kthyer mbrapsht pa firmosur. Në të gjitha rastet, ato janë rivotuar në Kuvend në të njëjtën mënyrë dhe Presidenti nuk ka pasur mundësi të bëjë asgjë më tej meqë vullneti i tij kushtetues mund të shprehet vetëm njëherë për një ligj të caktuar.

Të tjera ligje janë kthyer mbrapsht edhe nga gjykata kushtetuese duke nisur që me një nga të parët e propozuar nga qeveria Rama, ligji për statusin e nëpunësit civil që u votua në tetor 2013.

Një nga vendimet e para të qeverisë Rama ishte dhe heqja e portretit të Presidentit të Republikës nga muret e zyrave dhe zëvendësimi i tij me portetin zyrtar të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit. Një akt që atëherë, së paku nga presidenca, u konsiderua si akt lufte ndaj institucionit.

Nga ana tjetër, edhe maxhoranca ka refuzuar në vijimësi një numër të lartë dekretesh emërimi të Presidentit.

Konflikti mes zotit Nishani dhe maxhorancës qeverisëse është i dukshëm dhe i thellë. Klima mes tyre është e ngrirë dhe bashkëjetesa e detyruar është një “bezdi” reciproke, që nuk e fsheh asnjëra nga palët. Disa deklarime të zyrës së shtypit të presidentit kanë qenë madje kaq të acarruara sa ngjanin se mes zyrës së presidentit dhe asaj të kryeministrit ishin hapur llogore reale lufte.

Sherret mes institucioneve në Shqipëri, shpesh thjesht kërkojnë shkase dhe shkaqe për t’u bërë publikë. I fundit në rradhë, dhe ndoshta më absurdi, është sherri për rezidencat qeveritare dhe “rradhën” për të pushuar në to, ndërmjet tre figurave kryesore të vendit, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit. Meta në asnjë rast nuk ka zgjedhur të pushojë në rezidencë qeveritare.

Në fundjavë Presidenti Nishani u përfshi në një polemikë në distancë me qeverinë për këtë arsye. Për gjithkënd që e sheh nga larg një situatë të tillë, pavarësisht fajtorëve, ajo nuk mund të jetë veçse qesharake. Dhe shumë vite dritë larg humorit të publikut, por dhe pritshmërive të tij nga politika.

Edhe më herët, raportet e tendosura mes drejtuesve të qeverisë dhe institucionit të presidentit, kanë gjetur tek “pushimit e verës” një arsye për të mos e pushuar mërinë reciproke. Kështu ka ndodhur me Nanon e Berishën, përballë Moisiut dhe Topit. Dhe tani së fundi, edhe me Ramën dhe Nishanin. Si duket vera e nxehtë sjell gjithmonë pak acar dimri në marrëdhëniet mes individëve me pushtet në Tiranë, gjë që ngjan, së paku në formë, si ndeshje mes institucionesh. Por këtë nuk e besojnë as vetë luftëtarët e kësaj lufte qesharake.

Next Post

"Rita është më e mira për seks"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In