• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani: 70% e delegatëve kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

by A R
04/11/2021 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

70% e delegatëve të Partisë Demokratike kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Kështu u shpreh këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-Presidenti Bujar Nishani, i cili tha se po ashtu është plotësuar kuorumi mbi 50% e delegatëve në degë që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit. Kujtojmë që Sali Berisha ka njoftuar se Kuvendi Kombëtar i PD-së do të mblidhet më 11 Dhjetor.

Blendi Fevziu: Zoti Nishani, pak kohë më parë, rreth 1 muaj më parë ju deklaruat që kishin informacione që, mbledhja e firmave e kishte kaluar numrin prej 1500 që duhen për thirrjen e Kuvendit. Keni informacion se sa përqind e firmave janë mbledhur tani?

Bujar Nishani: Në dijeninë time është 70% në rang kombëtar!

Blendi Fevziu: 70% të delegatëve të Kuvendit?

Bujar Nishani: Ajo varion, minimumi nga 55-56% në disa degë të caktuara deri në 98% në disa degë të tjera.

Blendi Fevziu: Nëse e marr të mirëqenë deklaratën tuaj, sepse kur të vijë informacioni, praktikisht plotësimin e pikës së nenit të statutit ku kërkohet mbledhja e Kuvendit plotësohet, e plotëson edhe kuorumin mbi 50%.

Nishani u shpreh se mbetet për t’u parë se çfarë propozimesh statutore do të jepen në Kuvend. Ai u shpreh se përplasja në raportet Berisha-Basha nuk është thelbi i problemit, por situata brenda në PD dhe paaftësia e kësaj force politike për t’u konsideruar opozitë reale.

“Ata të cilët e shohin të gjithë këtë problematikë të madhe thjesht në raportet mes zotit Berisha dhe zotit Basha, kjo nuk është thelbi, por parja në mënyrë sipërfaqësore, madje është ikje nga thelbi i së vërtetës që është shqetësimi për situatën politike ku ndodhet sot PD. Është e papranueshme që PD, e cila presupozohet, e që duhet të ishte alternativë qeverisëse është sot e pafuqishme për t’u konsideruar një opozitë reale në vend. Situata në PD është thelbi i shqetësimit dhe thelbi i kësaj ndërmarrje politike”, tha Nishani.

/a.r

Next Post
Marku: Berisha do të marrë PD, ata që zgjodhën Bashën para 2 muajsh sot duan ta heqin! Cila është alternativa?

Mark Marku: Nëse do t'i bënte dikush "Foltore" Berishës, do ta kishin rrahur 10 herë në ditë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In