• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nis testimi për 544 punonjës socialë

by Java News
02/10/2015 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur sot në Tiranë testimi i të gjithë punonjësve socialë që shërbejnë në të gjitha qendrat rezidenciale, të cilat ofrojnë shërbim për të gjitha kategoritë, që nga fëmijët, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe deri te mosha e tretë. Procesi ka nisur sot në orën 09:00 të mëngjesit dhe është ndjekur nga afër edhe nga vetë ministri Blendi Klosi. Në një deklaratë për mediat, ai ka theksuar se ky testim synon që të identifikojë pikërisht ata punonjës socialë që kanë aftësi të mjaftueshme për t’iu ofruar shërbim kategorive shoqërore që kanë nevojë për përkujdesje.

 “Sot është 2 Tetori, Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës, dhe ne jo më kot kemi zgjedhur këtë ditë për të realizuar atë që premtuam pas ngjarjes së Shkodrës, për të testuar të gjithë personelin në të gjitha qendrat rezidenciale, për të parë aftësitë e tyre në funksionim të detyrës që duhet të kryejnë. Ajo që ndodhi në Shkodër nuk mund të themi që ishte as e para dhe as e fundit, por me testimin e sotëm ne synojmë t’iu ofrojmë qytetarëve në nevojë, grupeve shoqërore me problematika, atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit, një shërbim më të kualifikuar”, – tha Klosi në fjalën e tij.

 Ministri shpjegoi se provimi nuk do jetë vetëm për aftësitë analitike, por edhe ato psikanalitike dhe për të kuptuar sesi punonjësit socialë reagojnë në raste dhe situata të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës. Ndërkohë, për ata punonjës socialë që do ta kalojnë këtë provim, ai ka premtuar se do t’u nënshtrohen kualifikimeve të vazhdueshme në mënyrë që të përmirësojnë më tej aftësitë e tyre të shërbimit.

Testimit do t’i nënshtrohen në total 544 punonjës socialë dhe do të kryhet në dy faza; me shkrim dhe me gojë. Sot po zhvillohet provimi me shkrim, ndërsa javës tjetër do të zhvillohet testimi me gojë.

Next Post

Veseli premton në Trepçë mbështetjen e Qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com